E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Krasniqi kundër Ruslan Chagaev për titulin botëror WBA

Luan Krasniqi do të ketë mundësinë që të luftojë për titullin e kampionit të botës shumë më shpejt seqë ishte menduar. Sipas mediave gjermane 36-vjecari i lindur në Junik të Kosovës do të jetë sfiduesi i kampionit aktual në versionin WBA, uzbekut Ruslan Chagaev. Një kontratë për këtë duel akoma nuk është nënshkruar, por vetë kampioni Chagaev ka konfirmuar duelin e tij me shqiptarin Krasniqi. Në një intervistë për të përditshmen gjermane "Die Welt" Chagaev ka folur për Krasniqin si kundërshtarin e tij të radhës. "E njoh shumë mirë Luanin. E di cfarë ka pikë të fortë dhe të dobët. E kam shumë të qartë sesi duhet të boksoj kundër tij", ka thënë Chagaev.
Tashmë është rezervuar edhe palestra "Porsche Arena" në Shtutgart dhe dueli mendohet të zhvillohet në muajin maj. Mbetet të pritet vetëm konfirmimi nga ana e federatës WBA (World Boxing Association), nëse do ta pranojë si sfidues Luan Krasniqin për titullin botëror. Aktualisht Krasniqi renditet në pozitën e 15-të në listën e boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë në versionin WBA.
29-vjecari Ruslan Chagaev kishte fituar titullin duke mposhtur gjigandin rus Nikolai Valuev (213 cm/146 kg) në prill të vitit të kaluar, ndërsa në fillim të këtij viti ka mbrojtur titullin përballë anglezit Matt Skelton.
Në anën tjetër Luan Krasniqi ka dështuar një herë të fitojë titullin botëror WBO pasi ishte mposhtur në shtator të vitit 2005 nga amerikani Lamon Breëster. Edhe humbja e fundit nga Tony Thompson i kishte kushtuar Krasniqit me humbjen e mundësisë për të sfiduar përsëri titullin e kampionit të botës në versionin WBO.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›