Adriano si Ronaldo

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 17:15
Sulmuesi i Corinthiansit Adriano ka thënë se synon të përcjell hapat e bashkëkombësit të tij legjendar Ronaldo me klubin brazilian.
Më herët këtë vit, Adriano nënshkroi kontratë njëvjeçare me Corinthiansin pas largimit nga klubi italian Roma.
29 vjeçari synon të ketë ndikim të ngjashëm me Ronaldon në ekipin nga Sao Paulo.
“Mendoj se kam rast të mirë të hyj në zemrat e tifozëve të Corinthiansit. Karakteri im në fushë mbetet i njëjti. Do të luftoj për qdo top dhe do të shënoj shumë gola. Shpresoj të fitoj përkrahjen e tifozëve sikurse Ronaldo” tha Adriano për O Globo.
Ronaldo luajti në Corinthians nga 2009-2011.