E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenica – Trepça ’89, barazojnë 2:2

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 19:14

Ndeshja e parë e sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Drenicës dhe Trepçës 89 ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2.

Të dyja ekipet ishin nganjëherë në avantazh, por në fund i ndanë pikët. Mysafirët kanë kaluar të parët në epërsi prej 0:1 në minutën e 16-të nëpërmjet Arianit Hajrizit.

Mirëpo, vendasit i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 36-të me golin që shënoi Taulant Dajaku nga penaltia. Kuqezinjtë në minutën e 55-të ia dolën të kalojnë në avantazh prej 2:1 nëpërmjet Besim Bajraktarit.

Por, Trepça ’89 ia doli ta barazoj rezultatin në 2:2 në minutën e 71-të me golin që e realizoi me kokë Blerim Berisha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›