Bayern, 'shuplakë' Hamburgut

Bayern Munich ka shkatërruar Hamburgun duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0 në kuadër të xhiros së tretë në Bundesligë.
Gjiganti bavarez dominoi plotësisht përballjen duke shfaqur paraqitjen e tyre më të mirë pas fillimit të këtij edicioni të ri.
Golat për Bayernin i shënuan Van Buyten, Arjen Robben, Franck Ribery, Mario Gomez dhe i rikthyeri nga lëndimi Ivica Oliç.
Edhe kampioni aktual i Bundesligës, Borussia Dortmund regjistroi fitore duke e mundur Nurnbergun me rezultat 2:0 duke u rikthyer nga disfata e javës së kaluar nga Hoffenheim.
Bayer Leverkusen fitoi si mysafirë i Stuttgartit me rezultat minimal 0:1. Në një ndeshje spetakolare me shumë gola, Werder Bremen mposhti Freiburgun me rezultat 5:3.
Në përballjen tjetër Hoffenheim fitoi në udhëtim përball Augsburgut 2:0.