E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali e kërkoi Gonzalesin

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 18:40

Trajneri i Olympique Marseille, Didier Deschamps ka bërë të ditur se Arsenali kishte shprehur interesim konkret për transferimin e mesfushorit argjentinas Lucho Gonzales.

Deschamps konfirmoi se ishte kontaktuar me bashkëkombësi i tij Arsene Wenger për 30 vjeçarin nga Amerika e Jugut por insistoi se interesimi i Arsenalit u refuzua.

“Kam biseduar me wengerin i cili shprehu interesim për Lucho Gonzalesin. Ai e kërkoi atë në huazim por kjo nuk ishte e pranueshme për ne andaj nuk do të ketë bisedime” tha Deschamps gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›