E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano synon Botërorin 2014

Nga Express më 01 prill 2011 në ora 20:21

Sulmuesi Adriano, i cili nuk ka shënuar gol për gati një vit, i ka vendosur vetes synim të rikthehet në Kombëtaren braziliane për Kampionatin botëror 2014.

“Objektivi im është të kthehem në ekipin kombëtar. Jam i sigurt se mund ta bëj para Kampionatit botëror 2014”, tha 29 vjeçari në prezantimin e tij si futbollist i Corinthiansit.

Ish ylli i Interit ka nënshkruar për Corinthiansin deri në qershor 2012 pas largimit nga Roma, ku luajti pak dhe nuk arriti të shënojë gjatë një sezoni të munduar nga lëndimet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›