E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga mban koncert në Prishtinë

Nga Express më 01 prill 2011 në ora 15:00

Ylli i muzikës Lady Gaga do të vijë në Kosovë. Më 12 qershor, në përvjetorin e çlirimit të vendit, ajo do të mbajë një koncert në Prishtinë. Iniciator i ardhjes së këngëtares këtu është Behgjet Pacolli. Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Gaga është paguar 500 mijë euro, ndërkaq të gjithë ata që duan të përjetojnë magjinë e këngëve të saj, do të kenë mundësi që koncertin ta përcjellin gratis.

Lajmi për koncertin në Prishtinë është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të këngëtares, e cila ka publikuar datat e turneut të saj. Në profilin e saj në Twitter, ndërkaq, ajo është shprehur shumë e lumtur që për herë të parë do të këndojë para publikut kosovar.

I vetmi problem është se sot është 1 Prilli dhe ky lajm është një rrenë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›