Platini: Moviola në fushë vdes futbollin
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, është shprehur kundër shpërndarjes së ndeshjeve të kampionatit dhe përdorimit të moviolës në fushë. "Nuk jam dakord me futjen e moviolës në fushë, tha Platini. Vazhdoj të jem i bindur se futbolli nuk ka nevojë për teknologji, por duhet ruajtur dimensioni njerëzor i këtij sporti. Gjyqtarët gabojnë, por shfrytëzimi i pamjeve filmike gjatë ndeshjeve do të zgjaste kohën e përfundimit dhe do ta vriste këtë lojë. Zgjidhja më e mirë janë gjyqtarët e zonave".