Adriatik Coli rrëfen për 3 krime të “Bandës së Durrësit”
TIRANE- I penduari i bandës së Durrësit, Adriatik Coli, ka hedhur dritë për 3 vrasje të tjera të anëtarëve të kësaj bande, ndërsa deklarata e tij në seancën e sotme gjyqësore ka shkaktuar debate të ashpra mes avokatëve dhe prokurorëve. Në deklaratat e tij të radhës para trupit gjykues Adriatik Coli, ka bërë të ditur se në dëshminë e tij para prokurorëve ka zbardhur vrasjet e shtetasve Ali Kërtusha, Dorjan Sema dhe Ledion Keci, që sipas tij janë kryer nga anëtarë të bandës së Durrësit, por prokuroria nuk i ka përfshirë ato në dosjen e dërguar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokatët mbrojtës të antarëve të bandës së Durrësit kanë akuzuar prokurorinë se nuk ka dhënë të plotë dëshminë e Adriatik Colit. Ndërkaq prokurorët e kanë justifikuar këtë fakt me pretendimin se këto ngjarje janë ende nën hetim, duke qënë se nuk ka autorë konkretë dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në dosjen e përcjellë në Gjykatë. Pas këtij debate, gjykata ka ndërprerë dëshminë e të penduarit Adriatik Coli.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)