Kodra: Shteti dhe shoqëria civile masa kundër trafikut të fëmijëve
TIRANE- Krijimi i një rrjeti të aftë për të mbrojtur fëmijët kundra trafikimit dhe formave të tjera të abuzimit, dhunës dhe shfrytëzimit është synimi i projketit, “Zhvillimi i rrjetit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri”. Projekti është prezantaur paraditen e sotme nga fondacioni “Terres Des Homes” i mbështetur nga UNICEF dhe organizata të tjera që mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Sipas këtij projekti rrjeti për mbrojtjen e fëmijëve do të përbëhet nga një sërë institucionesh, si bashkistë dhe shkollat, dhe masat e marra nga komuniteti. E pranishme në prezantmin e projektit Zv.Ministria e Punës Cështjeve Sociale dhe e Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, pranoi se shumë fëmijë vazhdojnë të vuajnë dhunën dhe abuzimin, ndaj duhet një koordinmi më i mirë mes shtetit dhe shoqërisë civile për të përmirësuar gjëndjen e fëmijëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)