Velipojë, shirat përmbytin qindra ha tokë bujqësore
SHKODËR- Shirat e rëna papushim gjatë dy javëve të fundit kanë krijuar përmbytje të tokave bujqësore në qarkun e Shkodrës. Situata më problematike paraqitet tek ura e Ded Gjon Lulit në komunën e Velipojës ku janë përmbytur rreth 300 hektarë tokë bujqësore, ndërsa disa banesa janë të izoluara nga uji.
Banorët e zonës japin alarmin duke ndjerë rrezikun e përmbytjes së banesave të tyre. Sipas tyre, dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e të mbjellave arrin në disa miliona lekë.
Shkak i këtyre përmbytjeve të përvitshme në këto zona mbetet bllokimi i kanaleve kullues dhe mos mirëmbajtja e tyre.
(e.n/BalkanWeb)