E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e UBT protestë përpara Kryeministrisë

TIRANE- Studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës i kanë zhvendosur protestat e tyre përpara kryeministrisë. Studentët bashkë me prindërit e tyre janë mbledhur sot para selisë së qeverisë duke kërkuar reagimin e institucioneve shtetërore për të realizuar këkesat e studentëve të Universitetit Bujqësor, që kanë të bëjnë me heqjen e kriterit të mesatares për të vazhduar studimet e nivelit të dytë.

Ndërkaq të tjetrë studentë i janë bashkuar shokëve të tyre në grevën e urisë e cila ka hyrë tashmë në ditën e pestë. Të paktën katër grevistë deri tani kanë marrë trajtim mjekësor pasi gjendja e tyre është përkeqësuar. Ata kërkojnë të vazhdojnë studimet për të marrë diplomat e nivelit të dytë sipas kartës të Bolonjës, por universiteti ka vendosur mesataren e pranimit 7.
Sipas studentëve ata janë njohur me këtë vendim vetëm në fund të vitit të tretë, dhe për këtë arsye ata e kundërshtojnë këtë fakt.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›