Prostitucioni, policia arreston 3 vajza në Tiranë
Policia bëri të ditur se ka vënë në pranga tre prostituta dhe pronarin e një hoteli në autostradën Tiranë- Durrës. Vajzat që dilnin në rrugë për prostitucion janë me inicialet Ç.Th, 22 - vjeç, lindur në Lushnjë dhe banuese në Laprakë, E.S, 16 - vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, B.L, 25- vjecç po nga Tirana.
Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në aksin rrugor Tiranë - Durrës, shtetaset e sipër cituara, siguronin klientë dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt përfitimit, në hotel "Nevada", me administrator shtetasin Alfred Bakia. Ky i fundit është në arrest me burg për veprën penale 'Mbajtje të ambienteve për prostitucion'.
Sipas policisë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e parave e përfituar nga ky aktivitetet prej 40 000 lekë, 4 telefona celular, 10 copë prezervativ.