Aktoret e reja që ekzaltojnë Hollivudin
Bionde me sy blu dhe me një
buzëqeshje djallëzore. Kjo
është Allegra Coleman. Kur
revista "Esquire" paraqiti në kopertinën
e saj "vajzën e ëndrrave "
(në nëntor të 1996-s) askush nuk
e njihte. Në atë kohë Coleman
ishte e fejuara e David Schwimmer
(Rosi i serialit "Friends").
Për të, regjisori i madh, Quentin
Tarantino, "braktisi" Mira Sorvino-
n, ndërsa Woody Allen, që po
‘gjuante‘ muza të reja, po i shkruante
një skenar. E çfarë mund ta
ndalonte atë të bënte një karrierë
të shkëlqyer? Thjesht fakti që
nuk ‘ekzistonte‘. Në fakt, Allegra
ishte një ‘shpikje‘ e gazetares
Martha Scherrill, që me ndihmën
e aktores dhe modeles, Ali
Larter, e ndihmoi që të ngjiste
shkallët e suksesit dhe të bëhej
një nga aktoret më të paguara
të Hollivudit. Megjithatë, sot
ka regjisorë që kanë hequr dorë
prej saj, pasi në skenë është
shfaqur 23-vjeçarja Megan Fox,
e cila është cilësuar "Angelina
Jolie e re", edhe pse deri më tani
ka luajtur vetëm në një fi lm të
suksesshëm, "Transformers".
Pavarësisht një kurrikulumi të
"varfër", Megan është e kërkuar
aq shumë nga regjisorët saqë të
gjithë do të dëshironin ta kishin
nëpër fi lmat e tyre. "Është njësoj
sikur të kesh fituar lotarinë",
thotë Jimmy Hayward, regjisori
i fi lmit "Jonab Hex", një western
që po përfundon këto ditë. Filmi
është realizuar pranë moçaleve
të New Orleans mes mushkonjave
tigër dhe aligatorëve. "Kur
u thashë producentëve se doja
të ishte ajo protagonistja e fi lmit,
ata filluan të më vinin në lojë
duke më thënë: ‘Nuk e di që të
Kanë trupa dhe fytyra modelesh, por u mungon eksperienca në
kinematografi . Industria amerikane e kinemasë po mbështetet te
bukuroshet e reja si Megan Fox, Olivia Wild dhe Zoe Saldana, për të bërë
për vete sa më shumë adoleshente. Qëllimi? Të fi tojnë sa më shumë para
dhe që prindërit e këtyre vajzave të ndihen krenarë për krijesat e tyre
Yjet seksi
Aktoret e reja që
ekzaltojnë Hollivudin
gjitha studiot e prodhimit janë
vënë në radhë për të?. Por ky
fakt nuk më dekurajoi. E takova
dhe sot është protagoniste në
fi lmin tim‘".
Si ia bëri Hayward për ta
takuar? Filmi "Jonab Hex" është
marrë nga disa karikatura dhe
Megan është aq e pasionuar pas
tyre, saqë ka thënë: "Nëse nuk do
të isha bërë aktore, është e sigurt
se do të bëhesha karikaturiste".
Megan do të interpretojë përkrah
dy aktorëve të mëdhenj Josh
Brolin dhe John Malchovic. Në
fi lm ajo është Leila, një prostitutë
zemërmirë, që për të mbrojtur
veten, arrin të përdorë jo një, por
dy pistoleta përnjëherësh. Deri
më sot nuk është parë kurrë një
aktore si Megan, që luan fi lma
për fëmijë dhe bën që prindërit
e saj të ndihen krenarë me të.
"Është e jashtëzakonshme. Mes
shumë kandidateve të tjera
ishte e vetmja që fi toi provimin.
Nuk mund të shihnim një aktore
tjetër në atë rol", shprehet
Diablo Cody në lidhje me fi lmin
e ri "Jennifer‘s body", ku Megan
luan rolin e një kapobande
vrasëse. "Në moshën e saj, bashkëmoshataret
përpiqen të fi tojnë
"Miss Amerikën", por ajo është
ndryshe. Është një vajzë rebele
dhe rolet maskiliste që zgjedh i
shkojnë shumë përshtat".
Megan ka deklaruar se në
të kaluarën ka pasur një lidhje
dashurie me një vajzë që quhej
Nikita, ndërsa sot i pëlqen Olivia
Wilde, doktoresha Remy Hadley
e serialit "Dr House". Këtë lajm e
ka bërë të ditur revista "Maxim".
Në listën e saj të përvitshme të
100 aktoreve më seksi të Hollivudit,
Olivia ia ka rrëmbyer vendin
e parë Megan.
Ndryshe nga Fox, Olivia ka
një kurrikulum të gjatë, sidomos
televiziv. Ka qenë e dashura e
Mischa Barton në serialin televiziv
"The O.C" në 2003-in dhe
këtë vit, për herë të parë do të
jetë protagonistja e fi lmit "Year
one", me Jack Black. Olivia është
vajzë e dy gazetarëve. Është
e martuar prej 6 vjetësh me
Tao Ruspoli, filmbërësin dhe
kitaristin e talentuar. Ndryshe
nga Megan Fox (që pëlqen karikaturat
dhe Marilyn Monroe, që
e ka edhe tatuazh) Olivia synon
për më lart.
Faktin që është cilësuar si
femra më seksi e Hollivudit e
sheh me ironi: "Termi ‘hot‘ është
shumë i përdorur në Amerikë.
Falë këtij ‘titulli‘ mund të fi tosh
shumë. Edhe speci djegës dhe
piperi janë ‘hot‘. Më vjen mirë
që kam të njëjtën temperaturë
të një takoje meksikane".
Në fenomenologjinë e suksesit
hollivudian dy raste përfshihen
edhe Zoe Saldana dhe Frieda
Pinto, edhe këto të pranishme në
klasifi kimin e revistës "Maxim".
Vajzat përfaqësojnë dy ekzotizma
të ndryshëm: Zoe është
gjysmë portorikane e gjysmë
meksikane, Frieda është indiane.
Zoe ka një të kaluar si balerinë
klasike, Frieda ishte modele dhe
i mjaftoi vetëm një fi lm "The millionaire"
për t‘u bërë e famshme.
Zoe e ndërtoi karrierën e saj fi lm
pas fi lmi (ka qenë protagoniste
te "Pirati i Karaibeve", "Mallkimi
i hënës së parë" dhe "Terminali"
i Steven Spielberg), po ky është
viti i saj: ka luajtur rolin e Uhuras,
gjuhëtarja e ekuipazhit të "Star
Trek", ndërsa në dhjetor do të
jetë Noytiri, luftëtarja e planetit
Pandora, i gjatë 3 metra dhe i
gjithi blu, protagonistja e "Avatar",
fi lmi i parë i James Cameron
që prej kohërave të "Titanik"-ut.
Por ç‘është bërë me Allegra
Coleman? Është bërë protagoniste
e një romance "My last
movie star", shkruar nga Martha
Sherrill. Gjithashtu, Allegra ka
qenë personazh i fi lmit "Hitch",
ku ka interpretuar Amber Valletta.
buzëqeshje djallëzore. Kjo
është Allegra Coleman. Kur
revista "Esquire" paraqiti në kopertinën
e saj "vajzën e ëndrrave "
(në nëntor të 1996-s) askush nuk
e njihte. Në atë kohë Coleman
ishte e fejuara e David Schwimmer
(Rosi i serialit "Friends").
Për të, regjisori i madh, Quentin
Tarantino, "braktisi" Mira Sorvino-
n, ndërsa Woody Allen, që po
‘gjuante‘ muza të reja, po i shkruante
një skenar. E çfarë mund ta
ndalonte atë të bënte një karrierë
të shkëlqyer? Thjesht fakti që
nuk ‘ekzistonte‘. Në fakt, Allegra
ishte një ‘shpikje‘ e gazetares
Martha Scherrill, që me ndihmën
e aktores dhe modeles, Ali
Larter, e ndihmoi që të ngjiste
shkallët e suksesit dhe të bëhej
një nga aktoret më të paguara
të Hollivudit. Megjithatë, sot
ka regjisorë që kanë hequr dorë
prej saj, pasi në skenë është
shfaqur 23-vjeçarja Megan Fox,
e cila është cilësuar "Angelina
Jolie e re", edhe pse deri më tani
ka luajtur vetëm në një fi lm të
suksesshëm, "Transformers".
Pavarësisht një kurrikulumi të
"varfër", Megan është e kërkuar
aq shumë nga regjisorët saqë të
gjithë do të dëshironin ta kishin
nëpër fi lmat e tyre. "Është njësoj
sikur të kesh fituar lotarinë",
thotë Jimmy Hayward, regjisori
i fi lmit "Jonab Hex", një western
që po përfundon këto ditë. Filmi
është realizuar pranë moçaleve
të New Orleans mes mushkonjave
tigër dhe aligatorëve. "Kur
u thashë producentëve se doja
të ishte ajo protagonistja e fi lmit,
ata filluan të më vinin në lojë
duke më thënë: ‘Nuk e di që të
Kanë trupa dhe fytyra modelesh, por u mungon eksperienca në
kinematografi . Industria amerikane e kinemasë po mbështetet te
bukuroshet e reja si Megan Fox, Olivia Wild dhe Zoe Saldana, për të bërë
për vete sa më shumë adoleshente. Qëllimi? Të fi tojnë sa më shumë para
dhe që prindërit e këtyre vajzave të ndihen krenarë për krijesat e tyre
Yjet seksi
Aktoret e reja që
ekzaltojnë Hollivudin
gjitha studiot e prodhimit janë
vënë në radhë për të?. Por ky
fakt nuk më dekurajoi. E takova
dhe sot është protagoniste në
fi lmin tim‘".
Si ia bëri Hayward për ta
takuar? Filmi "Jonab Hex" është
marrë nga disa karikatura dhe
Megan është aq e pasionuar pas
tyre, saqë ka thënë: "Nëse nuk do
të isha bërë aktore, është e sigurt
se do të bëhesha karikaturiste".
Megan do të interpretojë përkrah
dy aktorëve të mëdhenj Josh
Brolin dhe John Malchovic. Në
fi lm ajo është Leila, një prostitutë
zemërmirë, që për të mbrojtur
veten, arrin të përdorë jo një, por
dy pistoleta përnjëherësh. Deri
më sot nuk është parë kurrë një
aktore si Megan, që luan fi lma
për fëmijë dhe bën që prindërit
e saj të ndihen krenarë me të.
"Është e jashtëzakonshme. Mes
shumë kandidateve të tjera
ishte e vetmja që fi toi provimin.
Nuk mund të shihnim një aktore
tjetër në atë rol", shprehet
Diablo Cody në lidhje me fi lmin
e ri "Jennifer‘s body", ku Megan
luan rolin e një kapobande
vrasëse. "Në moshën e saj, bashkëmoshataret
përpiqen të fi tojnë
"Miss Amerikën", por ajo është
ndryshe. Është një vajzë rebele
dhe rolet maskiliste që zgjedh i
shkojnë shumë përshtat".
Megan ka deklaruar se në
të kaluarën ka pasur një lidhje
dashurie me një vajzë që quhej
Nikita, ndërsa sot i pëlqen Olivia
Wilde, doktoresha Remy Hadley
e serialit "Dr House". Këtë lajm e
ka bërë të ditur revista "Maxim".
Në listën e saj të përvitshme të
100 aktoreve më seksi të Hollivudit,
Olivia ia ka rrëmbyer vendin
e parë Megan.
Ndryshe nga Fox, Olivia ka
një kurrikulum të gjatë, sidomos
televiziv. Ka qenë e dashura e
Mischa Barton në serialin televiziv
"The O.C" në 2003-in dhe
këtë vit, për herë të parë do të
jetë protagonistja e fi lmit "Year
one", me Jack Black. Olivia është
vajzë e dy gazetarëve. Është
e martuar prej 6 vjetësh me
Tao Ruspoli, filmbërësin dhe
kitaristin e talentuar. Ndryshe
nga Megan Fox (që pëlqen karikaturat
dhe Marilyn Monroe, që
e ka edhe tatuazh) Olivia synon
për më lart.
Faktin që është cilësuar si
femra më seksi e Hollivudit e
sheh me ironi: "Termi ‘hot‘ është
shumë i përdorur në Amerikë.
Falë këtij ‘titulli‘ mund të fi tosh
shumë. Edhe speci djegës dhe
piperi janë ‘hot‘. Më vjen mirë
që kam të njëjtën temperaturë
të një takoje meksikane".
Në fenomenologjinë e suksesit
hollivudian dy raste përfshihen
edhe Zoe Saldana dhe Frieda
Pinto, edhe këto të pranishme në
klasifi kimin e revistës "Maxim".
Vajzat përfaqësojnë dy ekzotizma
të ndryshëm: Zoe është
gjysmë portorikane e gjysmë
meksikane, Frieda është indiane.
Zoe ka një të kaluar si balerinë
klasike, Frieda ishte modele dhe
i mjaftoi vetëm një fi lm "The millionaire"
për t‘u bërë e famshme.
Zoe e ndërtoi karrierën e saj fi lm
pas fi lmi (ka qenë protagoniste
te "Pirati i Karaibeve", "Mallkimi
i hënës së parë" dhe "Terminali"
i Steven Spielberg), po ky është
viti i saj: ka luajtur rolin e Uhuras,
gjuhëtarja e ekuipazhit të "Star
Trek", ndërsa në dhjetor do të
jetë Noytiri, luftëtarja e planetit
Pandora, i gjatë 3 metra dhe i
gjithi blu, protagonistja e "Avatar",
fi lmi i parë i James Cameron
që prej kohërave të "Titanik"-ut.
Por ç‘është bërë me Allegra
Coleman? Është bërë protagoniste
e një romance "My last
movie star", shkruar nga Martha
Sherrill. Gjithashtu, Allegra ka
qenë personazh i fi lmit "Hitch",
ku ka interpretuar Amber Valletta.