"Burri më shfrytëzoi si prostitutë"
I premton martesë dhe e dërgon
në trotuaret e Belgjikës dhe Anglisë.
Kjo është historia e një
vajze nga Fieri, e cila është martuar
me Hysni Sokolajn, i cili e ka shfrytëzuar
për vite me radhë rrugëve të
Londrës. Denoncimi është realizuar
tri vite me parë, ndërsa ditët e
fundit dosja ndaj tropojanit ka shkuar
për gjykim në Gjykatën e Krimeve
të Rënda. Sipas kërkesës për
gjykim, Sokolaj dhe e dëmtuara E.,
janë larguar me gomone nga qyteti
i Vlorës për në Itali. Më pas kanë shkuar
në Francë e më tej në qytetin e
Anversës. Në këtë qytet janë sistemuar
në shtëpinë e një shokut të
Hysniut, të quajtur Agron Lumneshi.
Hysniu i ka thënë E.-së se do
të dilte të punonte si prostitutë. Kallzimtarja
e ka kundërshtuar, duke i
thënë se i kishte premtuar që do të
shkonin në Londër, ku do të krijonin
familje. Pasi ka hasur në kundërshtimin
e të dëmtuarës, Hysni Sokolaj
ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj,
duke e rrahur me rripin e pantallonave,
e shponte me thikë, si dhe
e qëllonte me sende të forta në
kokë. Më pas ajo ka pranuar të ushtrojë
prostitucion. Pas dy muajsh
shkojnë në Londër, ku vazhdon
shfrytëzimi. Sipas dosjes së
prokurorisë, mesatarisht e dëmtuara
kryente marrëdhënie seksuale
me 20 klientë dhe fitimi ishte
400-500 sterlina në ditë. Gjatë kohës
prej 5 vjetësh që është
shfrytëzuar si prostitutë nga Hysni
Sokolaj, ka mbetur 4 herë shtatzënë
dhe më pas i ka abortuar
fëmijët nga presioni i tij.
në trotuaret e Belgjikës dhe Anglisë.
Kjo është historia e një
vajze nga Fieri, e cila është martuar
me Hysni Sokolajn, i cili e ka shfrytëzuar
për vite me radhë rrugëve të
Londrës. Denoncimi është realizuar
tri vite me parë, ndërsa ditët e
fundit dosja ndaj tropojanit ka shkuar
për gjykim në Gjykatën e Krimeve
të Rënda. Sipas kërkesës për
gjykim, Sokolaj dhe e dëmtuara E.,
janë larguar me gomone nga qyteti
i Vlorës për në Itali. Më pas kanë shkuar
në Francë e më tej në qytetin e
Anversës. Në këtë qytet janë sistemuar
në shtëpinë e një shokut të
Hysniut, të quajtur Agron Lumneshi.
Hysniu i ka thënë E.-së se do
të dilte të punonte si prostitutë. Kallzimtarja
e ka kundërshtuar, duke i
thënë se i kishte premtuar që do të
shkonin në Londër, ku do të krijonin
familje. Pasi ka hasur në kundërshtimin
e të dëmtuarës, Hysni Sokolaj
ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj,
duke e rrahur me rripin e pantallonave,
e shponte me thikë, si dhe
e qëllonte me sende të forta në
kokë. Më pas ajo ka pranuar të ushtrojë
prostitucion. Pas dy muajsh
shkojnë në Londër, ku vazhdon
shfrytëzimi. Sipas dosjes së
prokurorisë, mesatarisht e dëmtuara
kryente marrëdhënie seksuale
me 20 klientë dhe fitimi ishte
400-500 sterlina në ditë. Gjatë kohës
prej 5 vjetësh që është
shfrytëzuar si prostitutë nga Hysni
Sokolaj, ka mbetur 4 herë shtatzënë
dhe më pas i ka abortuar
fëmijët nga presioni i tij.