E Diel, 1 Nëntor 2026

Në gjyq, polici i rremë që keqtrajtoi një qytetar

Prokuroria e Tiranës mbylli
hetimet për Jak Ruçajn,
ish-efektiv policie i dalë në
reformë. Ai dyshohet se ka riveshur
uniformën disa herë pas lirimit,
duke keqtrajtuar një shtetas.
Sipas dosjes së Prokurorisë
së Tiranës, i pandehuri kishte
mësuar se në banesën e të
dashurës së tij, V.K., ndodhej një i
panjohur. Duke veshur uniformën
e policisë, shkon tek apartamenti
i saj. "Policia! Asnjë të
mos lëvizë, kemi një operacion
droge". Fjalët e Ruçajt kanë shtangur
dy të pranishmit. Pasi ka hyrë
në ambientet e shtëpisë, ai ka
keqtrajtuar shtetasin Elvin Bakalli,
si dhe të dashurën e tij, V.K. Pas
keqtrajtimit, 48-vjeçari është larguar
nga banesa duke telefonuar
sallën operative të policisë, në të
cilën ka njoftuar se në një banesë
që ndodhet në një nga zonat e
kryeqytetit, ka drogë. Punonjësit
e policisë kanë shkuar për një kontroll,
teksa kanë gjetur të gjakosur
shtetasin Elvin Bakalli, i cili u ka
treguar të gjithë ngjarjen. Pas
kësaj janë depozituar edhe denoncimet
përkatëse ndaj Jak Ruçajt,
për keqtrajtim. Ai akuzohet
edhe për përvetësim titulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›