Bajrami shpëton Twenten

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 22:11
Emir Bajrami ka shpëtuar Twenten nga humbja, e cila në shtëpi nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 përballë NEC Nijmegenit.
Mesfushori kosovar me pasaportë suedeze në minutën e 27’të ka barazuar rezultatin, derisa në minutën e 69’të i ka liruar vendin Jankos.
Ky është goli i parë i reprezentuesit suedez në fanellën e kampionit të Holandës, që prej transferimit të tij gjatë verës së vitit 2010 nga klubi suedez, Elfsborg.