“Aegean” nis fluturimet përditë me Greqinë
"Aegean Airlines" është kompania më e re ajrore që do të ofrojë fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Duke nisur që nga dita e djeshme, kompania greke e fluturimeve "Aegean Airlines" do të ofrojë fluturime të përditshme drejt kryeqytetit të vendit fqinj, duke shtuar kështu një tjetër emër prestigjioz në listën e kompanive që ofrojnë fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Fluturimi i parë i kësaj kompanie është nisur dje nga Tirana drejt Athinës në orën 10 e 25 minuta, dhe ka zbritur në kryeqytetin grek më 12 e 40 minuta. Fluturimet e kësaj kompanie do të rrisin ndjeshëm mundësitë e zgjedhjes për pasagjerët që përdorin transportin ajror në lëvizjet e tyre mes këtyre dy vendeve. "Me përmirësimet mbresëlënëse që ka bërë në infrastrukturën e vet dhe zhvillimin e një politike aktive marketingu, TIA ka mundur të afrojë një numër gjithnjë në rritje të kompanive të fluturimit që përdorin këtë aeroport, duke shtuar kështu alternativat për pasagjerët. Jam e sigurt se 'Aegean Airlines' do të sjellë një rritje mjaft cilësore të mundësive për të zgjedhur nga pasagjerët që udhëtojnë mes këtyre vendeve që do të mirëpritet", tha Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pas përfundimit vitin e kaluar të terminalit të ri të pasagjerëve dhe të një rruge të re hyrëse, po bëhet gati për të nisur zgjerimin e terminalit, duke siguruar kështu nivele gjithnjë në rritje të sigurisë, cilësisë dhe rehatisë për përdoruesit e vet. Fillimi i funksionimit në TIA i kësaj kompanie të re çon në 13 numrin e kompanive që ofrojnë fluturime në TIA, ndërkohë që numri i destinacioneve tashmë është 33. Pas një viti tejet të suksesshëm në 2007-ën, TIA pret që të shënojë rritje të mëtejshme gjatë këtij viti. Në linjën që do të ofrojë këtë lidhje të përditshme mes Tiranës dhe Athinës, "Aegean Airlines" do të përdorë avionë të tipit AVRO RJ 100 me një kapacitet prej 112 pasagjerësh. "Aegean Airlines", që ofron për pasagjerët e vet një numër vendmbërritjesh ndërkombëtare dhe shquhet për linjat e shumta që kjo kompani ofron brenda Greqisë, synon të rrisë angazhimin e vet në tregun rajonal të transportit ajror.