Gjoba biznesit për numrin e të punësuarve
Policia Tatimore ka gjobitur të gjitha ato hotele, bare apo restorante, punonjësit e të cilëve nuk ishin të siguruar, por punonin në të zezë.
Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, policët tatimore kanë kontrolluar të gjithë subjektet që zhvillojnë aktivitet tregtar përgjatë rrugës së Elbasanit deri në Bërzhitë. Rezultatet e këtij kontrolli kanë treguar se shumë prej bizneseve nuk e respektonin ligjin, duke punësuar kështu punëtorë në të zezë. Konkretisht gjatë këtij aksioni të Policisë Tatimore u kontrolluan 50 subjekte, nga të cilat 23 subjekte u penalizuan me gjoba për mosdeklarim të 128 punonjësve në organin tatimor me vlerë 10 mijë lekë për secilin punonjës të padeklaruar, ose me një shumë totale prej 1.2 milionë lekësh. Policët tatimore gjatë kontrollit të tyre konstatuan se pesë biznese i plotësonin të gjitha kriteret për t'u klasifikuar si biznes i madh. Ndërsa për mosregjistrim në organin tatimor, u bllokuan 4 subjekte me veprimtari hotel dhe bar-restorant. Qeveria demokrate ka deklaruar se do të luftojë punësimin në të zezë të punonjësve. Por pavarësisht hapave të ndërmarrë deri më tani, përsëri punësimi në të zezë vazhdon të jetë një gangrenë e vërtetë për ekonominë. Edhe pse qeveria ka ulur barrën fiskale për sigurimet shoqërore e shëndetësore, përsëri shumë prej sipërmarrësve hezitojnë që të sigurojnë punonjësit e tyre.