E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga barazon Dortmund fiton Schalke

Një fitore e vuajtur në debutim përballë Verder Bremenit dhe tashmë një barazim në javën e dytë të Bundesligës, në fushën e Nyrnbergut. Borusia e Dortmundit, kampione e Gjermanisë në fuqi, konfirmon se nuk është ende në formë optimale.
Skuadra e Jurgen Klop është detyruar të kënaqet vetëm me barazimin 1-1: një pikë mjaft e vyer, duke patur parasysh faktin që rastet më të mira të sfidës I kishin futbollistët e Nyrnbergut. Seria e golave u hap pikërisht nga vendasit në minutën e 31-të me Pekhart, ndërsa për Dortmundin barazimi erdhi me Blazçikovskin në të 40-ën.
Në takimet e tjera të së shtunës, të vlefshme për javën e dytë të Bundesligës, Shalke mposhti 3 me 1 Augsburgun me golat e Papadopulos, Jones dhe Huntelar. Verder Bremeni mposhti 2-0 Hamburgun, Ajntraht Frankfurti fitoi në mënyrë surprizë 4-0 në fushën e Hofenhajmit, ndërsa Bajer Leverkusen triumfoi 2-0 në shtëpi përballë Frajburgut.
Kuadri i kësaj jave në kampionatin gjerman plotësohet me ndeshjet e së dielës, ku Volfsburgu luan me Hanoverin, ndërsa Bajerni i Mynihut pret në shtëpi Shtutgartin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›