Aerodromi ushtarak i Kuçovës bëhet 55 vjeç
Për shkak të nxjerrjes së naftës në qytetin e Kuçovës, ushtria italiane përqendroi vëmendjen e saj dhe për ndërtimin e një aerodromi pranë këtij qyteti. Pas çlirimit, ky aerodrom ushtarak u fuqizua edhe më shumë duke u shndërruar në bazën më të rëndësishme të aviacionit ushtarak shqiptar, me të vetmen uzinë në shkallë vendi për rikonstruksionin e avionëve. Me gjithë ndryshimin e sistemeve dhe trazirat e tranzicionit, ky aerodrom mbijetoi dhe është shndërruar gjatë viteve të fundit në një bazë të rëndësishme, tashmë nën kujdesin e NATO-s.
Pushtetarë lokalë, drejtues të bazës, si dhe komandanti i forcave ajrore në vendin tonë, Dhori Spirollari, përkujtuan dje me një ceremoni 55-vjetorin e krijimit të kësaj baze ushtarake. Ish-aviatorë të kësaj baze ushtarake kanë përkujtuar 55-vjetorin e krijimit të kësaj baze, e cila sot ndodhet në gjendje shumë të mirë, prej gjashtë vitesh nën administrimin e NATO-s.
Sot në këtë aerodrom shërbejnë kuadro italianë, shqiptarë dhe turq, duke e bërë bazën më të mirë në vend, e cila shërben si vend praktike për pilotët e rinj. Në këtë bazë, përveç katër avionëve mësimorë ndodhen dhe pesë avionë të NATO-s.
Punimet për ndërtimin e kësaj baze, në fushën që kishin përdorur qysh në vitet ’30 italianët, filluan në vitin 1952, në të njëjtën kohë kur qeveria shqiptare dërgoi në ish-Bashkimin Sovjetik shumë djem shqiptarë për të mbaruar shkollën e aviacionit. Pas përfundimit së shkollës së aviacionit, të gjithë kursantët u rikthyen nga Bashkimi Sovjetik t’u përgatitur mirë. Në vitin 1955 këtu mbërritën avionët e parë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Me kalimin e viteve baza u zgjerua dhe u pasurua me avionë të tipave të ndryshëm: “Mig 15”, “Mig 19”, “Mig 21” dhe “Jak”, një pjesë e të cilëve janë transferuar në
Gjadër, ndërsa një pjesë tjetër për shkak të vjetërsisë janë shitur për skrap.
Në vitin 1996 u tentua nga qeveria që ky aeroport të kthehej në civil, por ky projekt nuk u për shkak të trazirave të vitit 1997. Futja e ushtrisë shqiptare në NATO filloi të ndryshojë pozitivisht për këtë aerodrom. është investuar për rikonstruksionin e bazës ajrore. Kjo bazë sot është një nga më të rëndësishme në vend me parametra bashkëkohorë ku mund të ulen avion të çdo lloji dhe mbrohet nga NATO.