E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët si faktor stabiliteti

Prof. Valbona Zeneli

Ish- paraushtarakët shqiptarë në Luginë të Preshevës e në Maqedoni lëshuan paralajmërime se do të rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon. A duhen vendosur dy seritë e arrestimeve të shqiptarëve në Serbi e Maqedoni në të njëjtën shportë, siç e shtron pyetjen revista amerikane  SeTimes? Valbona Zeneli profesore e sigurisë kombëtare në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh C. Marshall në Garmish-Partenkirçen komenton:

Nuk ka arsye të mendosh se ish-luftëtarët shqiptare do të rigrupohen në të dyja vendet vetëm për llogari të ngjarjeve më të fundit. E vërtetë, këto lloj ngjarjesh rrezikojnë të ndezin gjendjen. Çdo përshkallëzim përfundimtar i tensioneve kërcënon sigurinë e paqen në rajon; dëmton nevojën për një marrëdhënie normale mes Serbisë e Kosovës; ndikon negativisht mbi vazhdimësinë e bisedimeve teknike dhe më e rëndësishmja, zbatimin e marrëveshjeve të arritura së fundmi. Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë një faktor stabiliteti e strukturat politike të tyre vepruan mençurisht në dënimin e vrasjeve të pesë civilëve e në angazhimin për të nxjerrë autorët e krimit përpara drejtësisë, pavarësisht nga etnia. Ata kanë kontribuar e duhet të vazhdojnë të veprojnë si shtetas të përgjegjshëm të Maqedonisë, për begatinë e vendit dhe integrimin e tij në institucionet euro-atllantike. Masat parandaluese nga komuniteti ndërkombëtar — SHBA, BE, OSBE — dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme, si për të zgjidhur çështjet e vjetra, ashtu edhe për të vështruar përpara tek e ardhmja, janë të nevojshme për stabilitetin e sigurinë në rajon.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›