Aeroportet që vonojnë më shumë pasagjerët
Autori i Lajmit: red.
Keni planifikuar të vizitoni Evropën apo Indinë? Kurseni më tepër kohë. Nëse vonesat e këtyre aeroporteve ju thonë diçka, atëherë ajo do t ju duhet me të vërtetë. India merr “çmimin” si vendi me mbërritjet më të vonuara, ndërsa vendet evropiane, me Italinë në krye, mban rekordin për vonesat në nisje. Por është aeroporti kryesor i Pekinit ai që u vë vulën të gjithëve. India është një rast i veçantë, pasi aeroportet e saj u janë nënshtruar projekteve të rikonstruksioneve masive për t iu përshtatur bumit të madh ekonomik. Aeroporti më i vonuar ndërkombëtar i Bombeit “Chatrapati Shivaji”, ka hapur një korsi të veçantë taksish në nëntor për të ulur kohën e pritjes për avionët në transit. Shumë mirë, por vetëm 50% e fluturimeve mbërritën në kohë në vitin 2008. Aeroporti ndërkombëtar i Nju-Delhit, “Indira Gandi” me vetëm 51% të uljeve brenda orës së paracaktuar, hapi përfundimisht një pistë tjetër në muajin tetor. Bangalore, qyteti i tretë më i banuar i Indisë, tashmë ka një aeroport të ri, “Bengaluru International”, i cili po has vështirësi me oraret e mbërritjes së avionëve, dhe renditet respektivisht në vend të katërt për mbërritjet me vonesë. Për këto vonesa në aeroportet indiane, fajësohen dyndjet thotë një zëdhënës i aeroportit ndërkombëtar të Bangalores, i cili e ka nën pronësi, por dhe e shfrytëzon njëkohësisht atë. Këtu në vitin 2008, 80% e nisjeve dhe 60% e mbërritjeve ishin brenda orarit. Pse ky ndryshim? Sepse daljet e pistave përmirësuan efikasitetin dhe dhe kjo solli një rritje në numrin e fluturimeve që niseshin brenda kohës së përcaktuar. Në listën e aeroporteve me mbërritjet më të vonuara janë: aeroporti ndërkombëtar “Mohammed V International Airport” në Kazablanka (54% e fluturimeve mbërrijnë në kohë); aeroporti “Orio al Serio” në Bergamo të Italisë (61%); “La Guardia” në Nju-Jork (62%); “Newark Liberty International” po në Nju-Jork(62%); aeroporti “Birmingham” në Angli (63%); dhe aeroportet e Londrës, “Luton” dhe “Heathrow”(të dyja me 63%). Sipas Kyla Evans, një nga zëdhënëset e “Eurocontrol”, organizata e sigurisë së navigimit ajror me bazë në Bruksel, thotë se shkaku kryesor i vonesave si në nisje ashtu edhe në ulje në Evropë, janë trafiku ajror dhe ai rrugor. Kjo është logjike po të shikosh numrin e lartë të aeroporteve evropiane me nisjet e vonuara. Ato përfshijnë: “Manchester Airport”, në veri të Anglisë (49% në kohë); “Marco Polo International”, në Venecia (54%); “Nice Côte d Azur International” në Nisë (56%); “Fiumicino International”, në Romë (58%); “Charles Orio al Serio”, në Bergamo (59%); “Athens International” (61%) në Athinë; dhe “Charles De Gaulle International” në Paris (62%). Përpilimi i listës me aeroportet më të vonuar të botës nuk është një punë e lehtë. Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, (KNA) me qendër në Gjenevë, nuk e regjistron informacionin e nisjeve dhe mbërritjeve. Prandaj për të mundësuar këtë informacion është bërë një punë kolosale nga kompanitë që merren me monitorimin e këtyre statistikave. Kompania “FlightStats” është njëra prej kompanive që merr të dhënat nga kompanitë e fluturimit, aeroportet, sistemet e prenotimeve të fluturimeve dhe burimeve të tjera.
“Chhatrapati Shivaji International Airport” (Bombei) Indi
Renditja për mbërritjet më të vonuara: 1
Mbërritjet brenda orarit në %: (49.95%)
Për të dytin vit radhazi, aeroporti ndërkombëtar i Bombeit në Indi, është më i ngarkuari, dhe kryeson listën e aeroporteve më të vonuar për sa i përket mbërritjeve të avionëve. Rreth 58% e mbërritjeve në vitin 2008, vonoheshin më shumë se 30 minuta, sipas statistikave të “FlightStats”, që merret me mbledhjen e këtyre të dhënave. Në nëntor terminali hapi një pistë të re për të ulur kohën e pritjes së avionëve në ajër.
“Indira Gandhi International Airport” (Nju-Delhi) Indi
Renditja për mbërritjet më të vonuara: 2
Mbërritjet brenda orarit në %: (50.89%)
Nju-Delhi, është kryeqyteti i Indisë. Në aeroportin “Indira Gandhi International”, kanë udhëtuar 23.3 milionë pasagjerë vetëm në vitin 2007, ndërsa të dhënat e orareve të fluturimeve, tregojnë se rreth 60% e fluturimeve të vonuara kanë mbërritur me më shumë se 30 minuta vonesë. Në tetor, aeroportit iu shtua një pistë e tretë, më e gjata në Azi. Por “Gandhi”, ka planifikuar një terminal të ri i cili do të jetë gati nga fundi i marsit të 2010-s.
“Mohammed V International Airport” (Kazablanka) Marok
Renditja për mbërritjet më të vonuara: 3
Mbërritjet brenda orarit në %: (53.83%)
Aeroporti i Kazablankës është një nga më të vegjëlit e kësaj liste, ku brenda një viti nuk i kalon 6 milionë pasagjerë. Por edhe pse është një terminal i vogël, “Mohammed V”, i cili menaxhohet nga Autoriteti i Aeroporteve Marokene (AAM), merr një notë të ulët për sa i përket mbërritjeve të avionëve në kohë. Më shumë se 60% e fluturimeve të vitit 2008, ishin të paktën 30 minuta me vonesë (FlightStats). Por nuk është se nisjet ishin më mirë: vetëm 64% janë nisur në kohë.
“Bengaluru International Airport” (Bangalore) Indi
Renditja për mbërritjet më të vonuara: 4
Mbërritjet brenda orarit në %: (60.16%)
Jepini “Bengaluru International” pak kohë sa të rregullojë problemet e veta. Bangalore është qyteti i tretë më i banuar i Indisë. Terminali i vjetër që u shërbente 9.9 milionë pasagjerëve nuk funksionon më. Ky i riu nuk po përballon dot rritjen prej 34% të udhëtimeve dhe po has vështirësi edhe me oraret e mbërritjes së avionëve. 80% e fluturimeve të tij u nisën brenda orarit në vitin 2008. Ai renditet respektivisht në vend të katërt.
“Orio al Serio International Airport” (Bergamo) Itali
Renditja për mbërritjet më të vonuara: 5
Mbërritjet brenda orarit në %: (60.55%)
“Orio al Serio”, është aeroporti më i vogël i këtij klasifikimi, (5.7 milion) pasagjerë. Ai i shërben më shumë biznesmenëve afër Alpeve dhe Milanos. Në vitin 2008, 55% e mbërritjeve ishin me më pak se 30 minuta vonesë (FlightStats). Megjithatë vetëm 60% e fluturimeve u nisën në kohë.
“Beijing Capital International” (Pekin) Kinë
Renditja për nisjet më të vonuara: 1
Nisja brenda orarit në %: (47.86%)
Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit është ndër terminalet më ngarkura të botës, me 54 milionë pasagjerë në vitin 2007, dhe akoma më tepër për vitin që lamë pas. Kjo ngarkesë erdhi dhe për shkak të Lojërave Olimpike. “Beijing Capital International”, qëndron në krye të klasifikimit për nisjet e vonuara të fluturimeve. Sipas informacioneve të aeroportit, 45% e nisjeve janë vonuar me më shumë se 30 minuta.
“Manchester Airport” (Mançester) Angli
Renditja për nisjet më të vonuara: 2
Nisja brenda orarit në %: (49.11%)
Në aeroportin kryesor verior të Anglisë, udhëtuan më shumë se 22 milionë pasagjerë brenda vitit 2007. “Manchester Airport”, ofron më shumë fluturime direkte se çdo aeroport tjetër në Britaninë e Madhe, por fatkeqësisht, ai të ha pak kohë për të mbërritur më shpejt në to. Sipas statistikave të aeroportit: rreth 48% e nisjeve të fluturimeve janë vonuar për të paktën 30 minuta.
“Venice Marco Polo Airport” (Venecia) Itali
Renditja për nisjet më të vonuara: 3
Nisja brenda orarit në %: (53.59%)
“Qyteti Lagunë”, njihet për labirinthet e tij ujore, por jo për korrektësinë e aeroportit. Në vitin 2007, në “Marco Polo” kanë fluturuar 7 milionë pasagjerë. Rreth gjysma e fluturimeve në fundin e vitit 2008, ishin vonë për të paktën 30 minuta (FlightStats). Një e veçantë e këtij aeroporti: mund të mbërrish dhe me gondolë.
“Nice Côte d Azur Airport” (Nisë) Francë
Renditja për nisjet më të vonuara: 4
Nisja brenda orarit në %: (56.31%)
Është gjithnjë kënaqësi të sorollatesh në rivierën franceze, edhe pse një terminal aeroporti nuk është vendi më i mirë për ta bërë këtë. Në aeroportin “Nice Côte d Azur Airport”, të qytetit të bukur të Nisës, 40% e nisjeve të fluturimeve tejkaluan oraret në vitin 2008, (FlightStats). Ky është aeroporti i 3-të më i ngarkuar në Francë, me 10,4 milionë pasagjerë në 2007-ën.
“Leonardo da Vinci-Fiumicino” (Fjumiçino-Romë) Itali
Renditja për nisjet më të vonuara: 5
Nisja brenda orarit në %: (57.83%)
Të duhen 30 minuta për të mbërritur nga qendra e Romës, në aeroport. Përveç kësaj ka shumë mundësi, që të prisni po kaq minuta edhe për t u nisur. Sipas “FlightStats”, rreth gjysma e nisjes së fluturimeve në fundin e vitit 2008, janë vonuar për më shumë se gjysmë ore.
Përgatiti: Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009