Platini, kundër moviolës: “Më shumë gjyqtarë në fushë”
Autori i Lajmit: red.
“Në qoftë se në fushë do të kishte më shumë gjyqtarë, atëherë goli me dorë i Adrianos do të anulohej. Në fushë ka më shumë nevojë për gjyqtarë, dhe jo për teknologji (moviolë)”. Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë Mishel Platini (President i UEFA-s), dje, gjatë një seance të Parlamentit të Bashkimit Evropian. “Është shumë e vështirë për mua, - vazhdon Platini, - që të shpjegoj se përse jam kundër moviolës në fushë. Unë jam i mendimit se në vend të moviolës ne duhet të shtojmë numrin e gjyqtarëve në fushë, sepse në derbin Inter-Milan, në qoftë se në fushën e lojës do të kishte një gjyqtar më tepër, atëherë jam i sigurt që do ta dallonte kontaktin e topit me dorën e Adrianos. Unë mendoj se po të rrisim numrin e gjyqtarëve në fushë, atëherë gabimet që bëhen sot do të kufizoheshin në rreth 80 për qind të rasteve. Futbolli duhet ndryshuar, por unë këmbëngul që ky ndryshim duhet të jetë njerëzor, dhe jo teknologjik”. Gjatë seancës, Presidenti i UEFA-s shfryu tërë inatin për “shfrytëzimin e minorenëve” ndaj atyre që marrin nën kontratë futbollistë që janë akoma fëmijë. Më pas, në Parlamentin Evropian, Platini kërkoi që limiti i moshës së një punëtori duhej ndërruar. Deri më tani një punëdhënës mund të kontraktojë një person që ka mbushur moshën 16-vjeçare. Pra, që të jetë mbi 16 vjeç. Për këtë fakt Platini u shpreh: “Të gjithë shokohen kur marrin vesh që nëpër fabrika punojnë fëmijë, por nga ana tjetër asnjë nuk indinjohet kur merr vesh se një fëmijë i vogël blihet nga një ekip i huaj. Duke vepruar kështu, askush nuk mendon se ai fëmijë shkëputet totalisht nga shoqëria e tij, gjithashtu atij nuk i bën mirë që të shëtisë nëpër botë që në atë moshë”. Presidenti i UEFA-s mendon se këto klube që ndjekin këto metoda, kryejnë një krim, “shfrytëzojnë punën e minorenëve dhe gjithashtu favorizojnë trafikun e minorenëve”. Platini më pas shtoi: “Prandaj them se duhet ndalur transferimi ndërkombëtar i fëmijëve që janë nën moshën 18-vjeçare”. Gjatë ditës së djeshme, Platini, në Parlamentin Evropian u shpreh dhe për çështjen e krizës financiare. Francezi nguli këmbë në faktin se futbolli nuk duhet të trajtohet si çdo aktivitet tjetër ekonomik, gjithashtu Platini theksoi se natyra e veçantë që ka sporti duhet të njihet. Ndërkohë, Platini ka pranuar defektin e shumë shoqërive të mëdha sportive, të cilat, sipas tij, nuk përmbahen me shpenzimet e pakontrolluara që bëjnë. Pra, klubet nuk duhet të shpenzojnë shuma të mëdha në kontrata të lojtarëve apo dhe në blerjet e tyre. Për këtë fakt Platini u shpreh: “Modeli evropian i sportit është bazuar në kampionatet e hapura, ku klubet janë të pavarura, pra fati i një klubi tanimë nuk varet më nga qëndrimi apo rënia nga një kategori e caktuar. Për mendimin tim një gjë është e sigurt, klubet evropiane tanimë po na thonë se sistemi ynë rrezikon kolapsin ekonomik”. Më pas Platini paraqiti përpara Parlamentit edhe disa ide mbi këtë çështje. Presidenti i UEFA-s është shprehur: “Unë them se hapi i parë që duhet të ndërmarrim, është ai i kufizimit të fondeve. Këtu mendoj se klubet duhet të ulin rrogat e stafit, lojtarëve apo dhe të blerjeve të reja. Unë them se ne duhet të vëmë një kufi. Ky i fundit të përcaktohet nga përqindja e fitimeve të tyre gjatë një viti”. Më pas Platini i kërkoi Bashkimit Evropian që të mos ndërhyjë në reformën e Ligës së Kampioneve. Për këtë Platini ka thënë: “Mendoj se UEFA ka të drejtë që vendos në mënyrë të pavarur rregullat dhe kushtet që një klub evropian duhet të përmbushë që të marrë pjesë në kompeticionet që ajo (UEFA) vetë i organizon. Sigurisht që ne nuk do të vëmë veton për asnjë vendim, ne kemi menduar që rregullat e reja t i trajtojmë në formë debati me vetë klubet. Gjithashtu, me klubet do të trajtojmë dhe çështje të tjera, si për shembull licencat e reja apo dhe çdo lloj ndryshimi tjetër që do t i bëjë mirë sistemit tonë”.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009