ISHP: “Pragepidemie, 9 mijë raste në javë”
Autori i Lajmit: red.
Ndonëse temperaturat në mbarë vendin kanë pësuar ulje, numri i rasteve të paraqitura në spitale me simptoma gripale nuk ka pasur ndryshim nga java e kaluar. Bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, rreth 9 mijë raste në javë paraqiten në spitale në të gjithë vendin me këto simptoma, që, sipas mjekëve, janë të natyrshme për sezonin. Zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, përjashton mundësinë e një epidemie gripale në vend, duke theksuar se "që të kemi një epidemi, duhet që java pasardhëse të ketë dyfishim të rasteve, krahasuar me atë paraardhëse". Ai sqaroi se aktualisht ka probleme të sëmundjeve infektive, të cilat janë viruset e gripit, por kjo situatë është e njëjtë me vitet e kaluara. "Sipas statistikave nga ISHP, jemi në atë që quhet pragepidemie , por infeksionet gripale janë sezonale dhe jo jashtë tij", konsideron zv.ministri Ivanaj, duke garantuar se "strukturat shëndetësore janë në gatishmëri dhe po monitorojnë çdo ditë situatën". Ndërkohë, bazuar në të dhënat e strukturave shendetësore, numri e pacientëve me simptoma gripale, që paraqiten çdo javë në qendrat shëndetësore të lagjeve të kryeqytetit, arrin në rreth 100 raste, numrin më të madh të të cilëve e zënë fëmijët. Ndërkohë, ky numër është më i madh në shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, ku në një ditë paraqiten rreth 400 persona. Drejtori i Qendrës Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, dr. Neritan Këlliçi, pohon se "gjatë javës së kaluar pranë kësaj qendre, e cila mbulon me shërbim shëndetësor zonën e Tiranës së Re, janë paraqitur rreth 100 persona me simptoma gripale". Sipas tij, nga këta, rreth 24 janë fëmijë të moshës 0-1 vjeç, 22 të moshës 1-4 vjeç, 19 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, ndërsa numri i të rriturve mbi 14 vjeç arrin në 22 persona. Bazuar në të dhënat nga QSUT, çdo ditë pranë Spitalit Pediatrik paraqiten rreth 200-220 fëmijë me simptoma të stinës, kryesisht temperaturë, rrufë, etj. Pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe këshillave nga mjekët pediatër, fëmijët largohen për në shtëpitë e tyre, ndërsa në rast të komplikacioneve, ata qëndrojnë 1-2 ditë të shtruar në spital. Në shërbimin e kardiologjisë pranë QSUT-së, sipas të dhënave, paraqiten rreth 100-120 persona në ditë. Ndërsa numri i pacientëve të paraqitur pranë shërbimit të infektivit arrin në rreth 50-60 në ditë. Pacientët paraqiten me simptoma gripale të stinës, kryesisht temperaturë të lartë, dhimbje koke, shenja rrufe dhe më rrallë me shenja gastroendokrinale (të vjella, etj). Mjekët këshillojnë personat, tek të cilët janë shfaqur simptomat e para gripale, të mbajnë nën kontroll temperaturën, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të ngrohta. Ata vënë theksin dhe këshillojnë mospërdorimin e antibiotikëve në fazat e para të shfaqjes së virozave gripale. "Antibiotikët duhet të përdoren vetëm pas kontrollit te mjeku dhe në bazë të rekomandimeve të tij", - pohojnë specialistët. Ndërkohë, për shmangien e problemeve shëndetësore, mjekët këshillojnë qytetarët të mbajnë ambientet brenda shtëpive në temperaturë konstante, prindërit të mos veshin fëmijët trashë, të konsumohen sa më shumë lëngje, si dhe të evitohen kontaktet me njerëzit e sëmurë me grip.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009