OSCAR, madhështia që ngjan me garën e kuajve
Autori i Lajmit: red.
Më shumë se sa në kohën e kaluar, do të ketë gazetarë dhe korrespondentë “online”, të cilët do të parashikojnë aktorët dhe filmat që do të fitojnë “Oscar”.
Gazetarë dhe aktorë do të informojnë përmes blogëve, ndërsa studiot do të kalojnë shumicën e kohës si pjesë e fushatës së Oskarëve.
Gazetari nga Los Angeles, Tom O Neil, thotë se ka krijuar një web-faqe të quajtur Goldderby.com, në vitin 1999, si një sipërmarrje për çmimet “Oscar”, për të cilët bëhet një garë e fortë, ashtu sikurse e kuajve.
“Kam shkruar një libër në vitin 1990 që ka analizuar 13 çmimet kryesore dhe e kam planifikuar se si të zhvillohet ky derbi në mes të aktorëve”, - ka thënë O Neil.
“Kështu, kur erdhi interneti, vendosa ta lëshoj në përdorim të Goldderby.com si një mënyrë për t i inkurajuar gazetarët që të më bashkohen. Kam rekrutuar 45 gazetarë nga media të ndryshme. Ishte më shumë argëtim, por nuk e bëmë këtë për të fituar dhe se kurrë nuk kam menduar që do ta bëj”, - shton ai.
Kontrollimi i garës
Sasha Stone, një amatore filmi që nuk ka një “background” gazetaresk, ka startuar me një web-faqe që quhet Oscarwatch.com – dhe më vonë e ka emëruar atë Awardsdaily.com për shkak të një akuze nga akademia. “Kur fillova, mendova se ajo do të jetë sikurse të gjitha faqet online. Pastaj pashë se askush nuk debatonte për garën e Oskarëve sikurse publiku”, - ka thënë Stone.
“Kishte shumë adhurues të ueb-faqeve të Oskarëve, por nuk ishte askush për ta mbikëqyrur këtë faqe, ku shpesh kishte pyetje se pse disa filma fitojnë Oskar dhe disa filma jo”.
Në vitin 2005, përpjekja e O Neil ishte paraqitur në gazetën e Los Angeles Times, e cila kishte futur botimin e Goldderby në një sektor të edicioneve të ueb-faqeve të saj dhe kishte krijuar ueb-faqen Theenvelope.com, që i dedikohej në shpërblime të ndryshme. Ishte ajo kohë, thotë O Neil, që shumë bloge filluan të transmetohen dhe teknologjia për ueb-faqe kishte pasur një qasje të madhe.
“Adhuruesit e blogëve eksploduan”,- thotë O Neil, duke shtuar: “Adhuruesit filluan të bëjnë atë çfarë gazetarët nuk e kishin bërë, të cilët e quanin këtë një garë të vërtetë”.
Paralajmërimi i industrisë
Sasha Stone pajtohet dhe thotë se ardhja e blogëve ka ndryshuar edhe terminin e gjumit tek adhuruesit. “Askush nuk e kishte parë ardhjen e blogëve. Të gjithë menduan se ky model ka të bëjë me një shkrim gazetaresk të shkrimit të raporteve, sikurse të gazetave online”, - thotë ajo. “Kur kjo ndodhi unë ndryshova web-faqen time. Njerëzit kanë dëshirë të postojnë dhe përfshihen në debate, të cilat nuk mund të bëjnë me shtypin tradicional”, - sqaron Sasha Stone.
Nuk ka diskutim, rritja e kësaj media të re nuk shkoi pa u vërejtur nga industritë filmike. Studiot, sot, dhe gazetarët e talentuar rregullisht monitorojnë ueb-faqe dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit.
“Është një biznes i papastër”,- buzëqesh Stone dhe vazhdon: “Kur fillova, isha sikurse një nënë beqare, që ka një bebe, që jeton në një shtëpi. Jam duke e bërë këtë web-faqe nga pika zero dhe nuk besoja se të gjithë gazetarët e akredituar tek Miramax të flasin për të. Por ata folën dhe për një kohë u shokova, sepse me kishin kthyer në pikë referimi”.
Në të njëjtën kohë, thotë O Neil, blogët për Oskar evoluan për parashikimin e fituesve dhe humbësve: në disa raste ata edhe ia “qëlluan” se kush do të fitojë nga filmat. “Definitivisht, ne ndikuam në garë”, - thotë O Neil.
Diskutim për njohuritë
O Neil citon rastin e George Clooney, i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë “Oskar”, në vitin 2006, për rolin e tij të spiunit në dramën “Syriana”. “George Clooney njëherë deklaroi se ai do të nominohet për Oskar për çmimin Syriana dhe të gjithë blogerët thanë se po kërkon shumë, duke thënë se ai nuk do të fitojë atë dhe se do të nominohet për aktorin më të mirë dytësor. Kështu filloi që sfera e blogëve të bëhet interesante dhe të zgjerojë njohuritë dhe debatet për probleme të ndryshme”.
Scott Feinberg, i cili krijoi Andtheëinneris.blog.com në vitin 2005 para vitit kur Los Angeles Times kishte filluar të botojë komente të tilla nga blogët, thotë se rritja e Oskarëve ndërlidhet edhe me reflektimet e ueb-faqeve për këtë publik.
“Jam shumë i sigurt se më shumë mund të gjeni adhurues të këtyre blogëve, sesa adhurues të mishit të derrit në ShBA”, - thotë Feinberg. Por mendoj se sa më larg dhe më e madhe të jetë gara për “Oskar”, aq më të mëdha do të jenë debatet, ashtu sikurse debatet për garat e kuajve”, - shton ai. “Gjithsecili ka favoritët e vet dhe gjithsecili dëshiron të shikojë se si po shkon gara e të favorizuarit të tyre. A po shkon lart apo poshtë”? - thotë Feinberg.
(AFP)
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009