“Bekam, i dobishëm për Milanin”
Autori i Lajmit: red.
Mesfushori brazilian Rikardo Kaka ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të bëjnë gjithçka për të mbajtur te Milani, mesfushorin anglez Devid Bekam. I huazuar nga “Los Anxhelos Galaxy”, sipas marrëveshjes së arritur, Bekam duhet të kthehet në Amerikë më 9 mars. Deri në këtë moment Milani ka dështuar të arrijë marrëveshjen me “Los Anxhelos Galaxy” për ta mbajtur përfundimisht Bekamin. Por pritet që në 48 orët e ardhshme një delegacion nga klubi kuqezi, mund të fluturojë drejt Los Anxhelosit, në përpjekjen e fundit për të bindur drejtuesit e “Galaxy” që të lejojnë tranferimin përfundimtar të ish-kapitenit të Anglisë në Milanelo. Bekam shpreson për arritjen e një marrëveshjeje midis klubit amerikan dhe Milanit, ndërsa Kaka kërkon që drejtuesit e klubit kuqezi të bëjnë gjithçka për ta mbajtur mesfushorin anglez në skuadrën e Ançelotit. Kaka zbuloi se në fillim ai, por dhe shumë futbollistë të tjerë të Milanit, menduan se transferimi me huazim i Bekamit ishte një operacion marketingu, por tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë. “Ndoshta në fillim ne menduam se lëvizja e Bekamit ishte më shumë një operacion marketingu. Por sot e vërteta është se Bekam është thelbësor te Milani. Në ndeshjet e fundit ai ka qenë shumë përcaktues, me pasimet e sakta dhe golat e shënuar. Uroj që Milani të arrijë sa më shpejt marrëveshjen, për ta mbajtur përfundimisht Bekamin, pasi ai është një futbollist me kualitet të lartë loje, që do të na ndihmojë shumë në sezonin e ardhshëm”. Po ashtu, ylli i Milanit, Kaka, thotë se “kuqezinjtë” e kanё marrё me seriozitet garёn e Kupёs UEFA kёtё sezon dhe se sё shpejti do tё ketë njё trofe tjetër nё duart e tyre. “Milani do t u rikthehet trofeve sё shpejti. Nё futboll ka momente tё mira dhe jo tё mira, por nёse jeni nё njё klub i madh, sigurisht që kohёt e mira do tё rikthehen si edhe shanset pёr tё fituar trofe”, - ka thёnё Kaka. Ndёrkohё, Kaka ёshtё përfolur sёrish për njё kalim tek Mançester Siti, pasi ditёve tё fundit mediat angleze kanё informuar se klubi i Premierligёs planifikon tё bёjё ofertё edhe gjatё verёs pёr mesfushorin brazilian. Edhe pas humbjes në fundjavë ndaj Interit, dyshja e Milanit, Marek Jankulovski dhe Kaber Kalaxe, refuzojnë tё pranojnë se lufta për titullin kampion tashmё ёshtё njё ёndёrr e parealizuar. “Ështё pak mё e vështirё, por ne do tё vazhdojmë tё përpiqemi. Sigurisht që nuk ka shumё shanse kur humbet”, ka thёnё Jankulovski. “Por morali nё gjirin e skuadrës është i mirë dhe ne do tё vazhdojmë tё shpresojmë”, ka shtuar mesfushori. “Nё futboll ka shumё befasi. Ka ende shumё ndeshje pёr t u luajtur. Avantazhi i tyre ёshtё i madh, por ne do tё vazhdojmë tё luftojmë”, ka thënë Kalaxe.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009