E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti i Rinasit/ Fluturohet në gjithë destinacionet, veç Londrës



Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar sot se fluturimet kanë operuar normalisht, përjashtuar Londrën.

Gjatë një komunikate për media, TIA ka sqaruar se "fluturimet drejt destinacioneve nga TIA operojnë sipas skedulës. Rifillojnë fluturimet drejt Mynihut ndërsa fluturimet drejt Londrës mbeten të anuluara deri në një njoftim të dytë".
Megjithatë, burimet zyrtare të Aeroportit të Tiranës këshillojnë pasagjerët të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre. "Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do t'i mbajë pasagjerët e informuar për zhvillime të tjera"- thuhet më tej.

Dje rinisen fluturimet për në shtatë destinacione; Romën, Bolonjën, Barin, Firencën dhe Torinon, Stambollin dhe Athinën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›