E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Patrulla policie për të mbikqyrur Lazaratin

Që prej tre ditësh në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër patrullojnë punonjës të policisë. Tashmë fshati i cili ka marrë famë për mbjelljen e kanabisit ka në brendësi të saj edhe punonjës të policisë së shtetit që mbikqyrin zonën përreth. Drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj në një prononcim për RTV" Ora News" ka pohuar se në Lazarat që prej tre ditësh ka nisur patrullimi i policisë në 24 orë. Sipas tij nuk ka pasur asnjë problem dhe gjithçka ka shkuar normalisht. Ndërkohë që disa javë më parë kreu i policisë së shtetit ka zhvilluar një takim në qarkun e Gjirokastrës me drejtues të policisë dhe ka pohuar për luftë kundër mbjelles së lëndës narkotike. Madje Burgaj ka pohuar edhe për kontrollin e zonës me satelit për të evidentuar zonat e mbjella me kanabis sativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›