E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti i Kukësit në ndihmë të zonave të bllokuara

15-02-2012 / Gazeta 55

Forcat e Ushtrisë do të bëjnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore e mjeksore dhe evakuimin e banorëve

Janë dislokuar në aeroportin e Kukësit 34 kamione, 3 autoambulanca dhe forcat ushtarake, të operacionit të emergjencave civile. Aeroporti i Kukesit do të shërbejë si bazë në fushën e aviacionit në shpërndarjen e ndihmave në zonat e bllokuara nga dëbora. Forcat e Ushtrisë do të kordinohen me pushtetin lokal dhe do të bëjnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore e mjeksore si dhe evakuimin e banorëve. Rruga nacionale nga Tirana drejt Kukësit vijon normalisht deri në Rrëshen, në Reps dalin problemet e para, por falë punës së Forcave Ushtarake dhe borëpastureseve është mbajtur e hapur deri në Kukës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›