E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Sequi: Të realizohet plani i veprimit, vullneti politik, çelësi i reformave

15-02-2012 / Gazeta 55

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar sot të hidhen hapat konkretet për të realizuar Planin e Veprimit për integrimin e vendit në BE. Duke folur në komisionin parlamentar të integrimit, Sequi ka vlerësuar punën e bërë për reformat dhe Planin e Veprimit, por kërkoi që puna për realizimin e këtij plani duhet të bazohet në rekomandimet e BE-së. Ambasadori Sequi theksoi gjithashtu se vullneti politik është çelsi për realizimin e reformave ndërsa shtoi se një provë e mirë e këtij suksesi është edhe konsensusi që u arrit për Avokatin e Popullit. Gjithashtu Sequi ka vlerësuar edhe rolin e shoqërisë civile për përmbushjen e reformave në vend. “Shoqëria civile është e lidhur fort me publikun dhe ajo ka rol në demokraci dhe në shtetin e së drejtës”- tha kreu i delegacionit të BE. Ambasadori Sequi ka theksuar se do të vizitojë sërish Tiranën edhe Drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino.
Sipas tij, vizita e Sanninos në Tiranë tregon rëndësinë që Bashkimi Europian i jep procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›