Rinisin reshjet e dëborës në Kukës dhe Dibër

-- Edhe Tirana u zgjua sot me praninë e reshjeve të borës
-- Ministria e Transporteve njofton për situatën e fundit të akesave rrugorë ne zonat problematike të vendit, ku bëhet e ditur se vetëm 3 rrugë janë të bllokuara nga më tepër se 26 që ishin një ditë më parë
UPDATE- Pas një ndërprerje 24 orëshe, reshjet e dëborës kanë rinisur në qarqet problematike si Kukës, Dibër, Korcë dhe në rrethin e Librazhdit. Reshjet kanë nisur të bien me intensistet të lartë, duke bërë që të rrisin trashësinë e borës në këto zona.Të gjitha zonat malore vazhdojnë të jetë të bllokuara nga dëbora dhe ndërsa pritej që me pushimin e tyre të ndërhyhej me hapjen e rrugëve, rinisja e reshjeve pengon ndërhyrjet në shumë zona. Ndërkaq, problematika është e njëjtë në zonat e thella malore, ku ende nuk është mundësuar hapja e rrugëve. Mëngjesin e sotëm reshjet janë shoqëruar edhe me temperatura të ulta, gjë që pritet njëkohësisht të vështirësojë dhe më tepër qarkullimin dhe gjendjen e banorëve që ndodhen në zonat e bllokuara. Në rrethin e Bulqizës dhe në qarkun e Dibrës dhe Kukësit, situata është më emergjente. Disa fshatra janë të gjitha të bllokuara dhe banorët bëjnë apel se janë në limitet e rezervave ushqimore. Në Bulqizë, ka fshatra që lartësia e borës e kalon 3.5 metra, ndërkohë që fshatrat Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël prej 15 ditësh nuk kanë komunikim, pasi mungon edhe energjia elektrike.
Ministria e Transporteve: Ja situata në akset rrugore
Përmirësohet situata në rrugët e bolluara nga rreshja. Ministria e Transporteve njofton për situatën e fundit të akesave rrugorë ne zonat problematike të vendit, ku bëhet e ditur se vetëm 3 rrugë janë të bllokuara nga më tepër se 26 që ishin një ditë më parë. Sipas informacionit te minsitrisë, rruga Bulqizë-Ura e Çerenikës-Stëblevë është e bllokuar. Vijon të jetë e bllokuar gjjithashtu, rruga Bajram Curri-Kam, tek Qafë Luzha dhe Qafë Mali-Qafë Shllak është e bllokuar nga ortekët. Dikasteri i Punëve Publike, bën të ditur se Ura e Topojanit-Peshkopi, kalohet me zinxhir, Maqellarë-Blatë, kalohet me zinxhirë, Bulqizë, Q.Bualli-Ura e Topojanit kalohet po ashtu me zinxhirë. Sipas ministrisë, aksi Bulqizë, Qafë Bualli-Krastë, kalohet me zinxhirë, Vlorë-Borsh, Qafa e Llogarasë kalohet me zinxhirë, Gjirokastër-Muzinë kalohet me zinxhirë. Gjithashtu, Korçë, Boboshticë-Dardhë e pershkueshme me zinxhirë, Kukës-Qafë Shllak kalohet me zinxhirë, rruga Bajram Curri-Fierzë, kalohet me zinxhirë, Shkodër, Laç-Koman kalohet me zinxhirë, aksi Dedaj-Razëm kalohet me zinxhirë, aksi Koplik-Bogë kalohet me zinxhirë. Po ashtu, aksi Qafë Qelë-Pukë kalohet me zinxhirë. Të gjitha rrugët e tjera të lehtësuara dhe te zhbllokuara.
...