E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti i Kukesit vendi ne ndihme te zonave te bllokuara

Janë dislokuar në aeroportin e Kukësit 34 kamione, 3 autoambulanca dhe forcat ushtarake, të operacionit të emergjencave civile. Aeroporti i Kukesit do të shërbejë si bazë në fushën e aviacionit në shpërndarjen e ndihmave në zonat e bllokuara nga dëbora. Forcat e Ushtrisë do të kordinohen me pushtetin lokal dhe do të bëjnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore e mjeksore si dhe evakuimin e banorëve. Rruga nacionale nga Tirana drejt Kukësit vijon normalisht deri në Rrëshen, në Reps dalin problemet e para, por falë punës së Forcave Ushtarake dhe borëpastureseve është mbajtur e hapur deri në Kukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›