E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task-Force e BE ne ndihme te punesimit

Brukseli ka vendosur dërgimin e Task-Forcës së ekspertëve të BE në tetë vende të BE, mes të cilëve Spanja, Greqia, Portugalia dhe Italia për ndihmën ndaj papunësisë. Objekti kryesor ështa ai i ndihmës së autoriteteve kombëtare në plan veprimet e miratuara bë përballje të këtij fenomeni. Ndërkohë që grupet e punës së BE do të ndihmojnë edhe bizneset e vogla dhe të mesme në marrjen e kredive dhe financimeve për punësimin e të rinjëve. Burimet financiare që do të vihen në dispozicion janë ato të strukturave europiane të papërdorura, që në total arrijnë vlerën e 82 miliardë eurove në të gjitha vendet e BE. Përvec vendeve problematike të sipërpërmenduara, papunësi  të lartë kanë rregjistruar gjatë 2011-ës edhe Lituania, Letonia, Sllovakia dhe Irlanda. Sipas Brukselit, në Greqi, Irlandë dhe Portugali shkaqet e papunësisë së të rinjëve lidhen kryesisht me konseguencat e krizës ekonomike dhe financiare, të rënduara nga problemet strukturore, ndërsa në Itali shkaqet lidhen me faktorë të ndryshëm sic është fragmentizimi i tregut të punës dhe sistemi i cekuilibruar në mbështetje të të papunëve që ka krijuar pabarazi mes brezave të ndryshëm. Në Spanjë faktorët lidhen me braktisjen e shkollave, e cila ka një impakt mbi aftësinë për tiu përgjigjur kërkesës së tregut të punës. Skuadrat e eksertëve të BE kanë shkuar në vende të ndryshme, ku do të qëndrojnë deri më datën 24 shkurt. Rezultatet e para të kësaj pune do të paraqiten nga presidenti i KE, Jose Manuel Barroso, në takimin e fillimit të marsit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›