E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Transporteve raporton mbi situaten ne akset rrugore

Përmirësohet situata në rrugët e bolluara nga reshja. Ministria e Transporteve njofton për situatën e fundit të akesave rrugorë ne zonat problematike të vendit, ku bëhet e ditur se vetëm 3 rrugë janë të bllokuara nga më tepër se 26 që ishin një ditë më parë. Sipas informacionit te minsitrisë, rruga Bulqizë-Ura e Çerenikës-Stëblevë është  e bllokuar. Vijon të jetë e bllokuar gjjithashtu, rruga Bajram Curri-Kam, tek Qafë Luzha dhe Qafë Mali-Qafë Shllak është e bllokuar nga ortekët. Dikasteri i Punëve Publike, bën të ditur se Ura e Topojanit-Peshkopi, kalohet me zinxhir, Maqellarë-Blatë, kalohet me zinxhirë, Bulqizë, Q.Bualli-Ura e Topojanit kalohet po ashtu me zinxhirë. Sipas ministrisë, aksi Bulqizë, Qafë Bualli-Krastë, kalohet me zinxhirë, Vlorë-Borsh, Qafa e Llogarasë kalohet me zinxhirë,  Gjirokastër-Muzinë kalohet me zinxhirë. Gjithashtu, Korçë, Boboshticë-Dardhë e pershkueshme me zinxhirë, Kukës-Qafë Shllak kalohet me zinxhirë,  rruga Bajram Curri-Fierzë, kalohet me zinxhirë, Shkodër, Laç-Koman kalohet me zinxhirë, aksi Dedaj-Razëm kalohet me zinxhirë, aksi Koplik-Bogë kalohet me zinxhirë. Po ashtu, aksi Qafë Qelë-Pukë kalohet me zinxhirë. Të gjitha rrugët e tjera të lehtësuara dhe te zhbllokuara. 

Situatë kritike në komunat e Elbasanit

Ndërkohë vazhdon të jetë kritike situata në komunat e Qarkut të Elbasanit. Drejt zonave të izoluara kaneë mbërritur ushqime në ndihmë të banorëve. Ndërsa në Librazhd të gjitha rrugët rurale janë të bllokuara. Për të diskutuar rreth kësaj situate ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka mbledhur shtabin e emergjencave në Librazhd dhe ka kërkuar që të monitorohen me kujdes kontratat me firmat që merren me hapjen e rrugëve.

Nis pastrimi i çative në Peshkopi

Prefektura e Dibrës ka angazhuar forcat e zjarrfikëseve për pastrimin e çative të shkollave menjëherë pas porosisë së kryeministrit Sali Berisha. Gjithashtu prefektura ka hartuar një listë të banorëve që nuk kanë asnjë mundësi për të larguar borën nga shtëpite e tyre. Ndërsa të gjitha rrugët e fshatrave dhe të komunave janë të bllokuara

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›