Afat për policët serbë që të kthehen në punë
Prishtinë -Data e 30 qershorit do të jetë afati i fundit kur policët e pushuar serbë të vendosin nëse donë t’ i kthehen këtij misioni ose jo. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës, e cila bazohet në rekomandimet e grupit punues, i përbëhet nga përfaqësues vendës dhe të EULEX-it. Kjo është bërë e ditur në takimin e nëntë me radhë të Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka thënë se vendimi nuk duhet të shihet si dënim për këta policë, por si një hap konkret për të rindërtuar një shërbim policor shumetnik. Ai tha se duhet të intensifikohen përpjekjet për të inkurajuar të gjithë policët që janë larguar t’i kthehen Policisë së Kosovës. Këtë vendim të qeverisë e ka mbështetur edhe shefi i EULEX-it, Yves De Kermabo. Ai shprehu nevojën për t’iu qasur kësaj çështjeje në një mënyrë mirëdashëse.
Gjatë këtij takimi, Qeveria e Kosovës ka mirëpritur hapat e ndërmarrë deri tash nga EULEX-i. Në takimin e Bordit Koordinues për Sundimin e Ligjit sa, Kermabo ka informuar të pranishmit për aktivitetet e EULEX-it. Ndër temat që janë diskutuar ishin edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, statusi i Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme dhe projektligji për shpëlarjen e parave. Ktv/start