Ndërtimi i kishës në Shkup, çështja në Gjykatë
Shkup -Një grup qytetarësh në Maqedoni, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë, për të vlerësuar nëse është e drejtë ose jo ndërtimi i një kishe në qendër të Shkupit. “Vlerësojmë se vendimi është në kundërshtim me nenin 19 të Kushtetutës së RM-së, se shteti po ndërhyn në ndërtimin e një objekti fetar, me ç`rast po privilegjohet vetëm një grup religjioz në Maqedoni. Mandej po shkelet Kushtetuta, për shkak se ajo po ndërtohet me paratë e qytetarëve”, theksoi përfaqësuesi i grupit nismëtar kundër ndërtimit të kishës, Damjan Zdaravev.
Sipas tij, Maqedonia duhet t`i përmbahet karakterit sekularist dhe të respektojë të drejtat e qytetarëve. Ndërtimi i kishës në sheshin e Shkupit, një projekt i mbështetur edhe nga Qeveria ka nxitur debate, por së fundi edhe një incident midis palëve kundërshtare. Poashtu lidhur me këtë, Bashkësia Islame Fetare e Maqedonisë kërkoi publikisht ndërtimin e një xhamie në sheshin e Shkupit, ku më parë kanë qenë themelet e një xhamie të vjetër “Burmali Xhamia”. ina/start