E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Shumë shpejt masa ndaj strukturave

Prishtinë -Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Zenun Pajaziti siguroi sot se shumë shpejt do të ndërmerren veprime për ndalimin e veprimeve ilegale në Kosovë siç janë edhe zyrat që lëshojnë pasaporta e dokumente të tjera të Serbisë. Sipas tij, policia ka identifikuar dhe evidentuar zyrat ilegale në lokalitetet e pakicës serbe dhe veprimet e mëtejshme do të merren në përputhje me ligjet e Kushtetutën e vendit, bashkë me partnerët.

“Policia ka evidentuar zyrat ku lëshohen dokumente të ndryshme, pasaporta e letërnjoftime, që ofrojnë shërbime postare e të tjera, të cilat nuk janë nga insitucionet e Kosovës”, tha ministri Pajaziti.

Përveç mundësisë së marrjes së informative të sakta për funksionimin e këtyre zyrave, ne kemi edhe kapacitetet e mjaftueshme brenda policisë për të penguar vetën brenda pak orësh funksionimin e tyre”, theksoi Pajaziti. Ai shprehu kënaqësinë që numri i qytetarëve serbë që respektojnë institucionet kosovare është në rritje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›