E Diel, 1 Nëntor 2026

ShBA-të do t’i ofrojnë 1 miliard dollarë Pakistanit

Tokio - Shtetet e Bashkuara pritet t’i japin një ndihmë prej 1 miliardë dollarësh Pakistanit në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Vendimi i ShBA-ve është konfirmuar sot nga Richard Holbrooke.

"Përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke, njoftoi qëllimin e SHBA-së për t'i dhënë qeverisë pakistaneze një ndihmë prej një miliardë dollarësh për dy vjet", deklaroi Robert Wood, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Këto fonde parashikohet t'i mundësojnë popullit pakistanez ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe spitaleve. Do të ndihmojnë fshatarët të përmirësojnë rendimentin e kulturës dhe transportit deri në treg, do të stimulojnë infrastrukturat e reja energjetike dhe do të forcojnë demokracinë në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›