E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batler: Maqedonia duhet të vazhdojë reformat

Shkup - Këshilltari politik i komandantit të përgjithshëm të forcave të NATO-s për Evropë, Lorens Batler deklaroi se Maqedonia duhet të vazhdojë procesin e reformave. Deklaratat e komandantit u bënë gjatë një takimi me presidentin në fuqi të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni, Lorens Batler shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen e ushtarëve të Maqedonisë në misionet ndërkombëtare në Irak dhe Afganistan. Ai ka pohuar se ky vend duhet të vazhdojë me zbatimin dhe realizimin e reformave, sidomos në fushën e mbrojtjes.

Batler dhe presidenti Cërvenkovski deklaruan se pas zgjedhjeve në Greqi duhet të intensifikohen bisedimet lidhur me kontestin e emrit dhe të arrihet një kompromis i pranueshëm për të dyja palët, për të tejkaluar barrierat për pranimin e Maqedonisë në NATO. Presidenti Branko Cërvenkovski ka deklaruar se zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në një atmosferë të qetë janë të rëndësishme për aspiratat evroatlantike të Maqedonisë. Ai shprehur përkushtimin e vendit për anëtarësim në NATO. ina/ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›