E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurobondi, Xhepa: Shqiperia, nuk do te dale ne tregje Eglantina Nasi

Shqiperia nuk do te dale sivjet ne tregjet financiare evropiane per te kerkuar emetimin e nje Eurobondi te ri. Nje fakt te tille e ka bere me dije deputeti demokrat, Selami Xhepa, i njohur edhe si nje ekspert i ekonomise. Gjate nje prononcimi te tij per mediat, ai ka pohuar se kjo mund te ngjase per shkak te pasgurise qe vete keto tregje kane krijuar ndaj borxheve qeveritare. Pra, ai e lidh kete fakt me nje dukuri me shume evropiane, sesa me situaten ne te cilen gjenden financat e vendit tone. "Nuk besoj te dalim ne tregjet e Eurobondit per shkak te skepticizmit te borxheve qeveritare", eshte shprehur saktesisht ai lidhur me nje dukuri te tille. Duke nenkuptuar ne kete menyre se qeveria shqiptare, nevojen per te shlyer borxhin e brendshem, do ta realizoje permes kryerjes se huamarrjes ne tregun e brendshem, pra nga publiku. Por edhe nga bankat dhe institucionet e tjera financiare partnere, pa qene nevoja qe te paraqitet ne tregjet financiare me kerkesen per t'i huazuar borxh. Kujtojme ketu, se borxhi publik i Shqiperise, vazhdon te mbetet ne nivele te kontrolluara nga qeveria shqiptare dhe sipas parashikimeve te kryera nga ekspertet vendas, por edhe institucionet e huaja nderkombetare te rendesishme si Banka Boterore apo Fondi Monetar Nderkombetar. Te dhenat me te fundit te Bankes se Shqiperise, treguan se ky tregues eshte realisht ne nivelet prej 58.1% dhe nese ka pasur nje tendence ne renie te tij. Nga ana tjeter, ne ankandet e fundit te bonove te thesarit zhvilluar prane saj, qeveria arriti te siguroje shumen e kerkuar prej publikut. Konkretisht, behej fjalen per shumen prej 12.4 miliarde lekesh te siguruar, e cila perputhej edhe me kerkesen. Kjo tregon, se qeveria ka gjetur pergjigje nga publiku per te financuar borxhin e saj te brendshem, kjo edhe kundrejt nje norme interesi relativisht te larte. Nderkaq, Eurobondi i pare i Shqiperise, i emetuar dy vjet me pare, u komentua si nje moment historik nga financat shqiptare. Kjo pasi, sipas drejtuesve te saj, vendi yne shenoi per here te pare listimin e tij ne tregun evropian te kapitaleve, duke i hapur driten jeshile brenda tij e duke celur ne kete menyre nje epoke te re ne menaxhimin e financave publike. "Ky emetim perben konfirmimin e plote te kredibilitetit te qeverise sone, reformave te guximshme te ndermarra prej saj dhe suksesit te pamohueshem te politikave tona makro-ekonomike", - ishte vleresimi i tyre zyrtar ne ate periudhe, lidhur me marrjen e Eurobondit. Duke e konsideruar ate edhe si nje deshmi te qarte te rritjes se kapaciteteve te menaxhimit te borxhit publik ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›