Biznes me borxhe, mashtruesi “përlan” 80 milionë lekë
13/01/2009 Katër shtetas denoncuan 38-vjeçarin Arben Tole
TIRANË- Antikrimi Ekonomik dërgoi materialet për ndjekje në gjendje të lirë ndaj një 38-vjeçari që kishte mashtruar disa persona me pretendimin se do bënin biznes. Më datë 10.01.2009 specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar dërguan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për veprën penale të vjedhjes me anë të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i KP, në ngarkim të shtetasit Arben Tole, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, pasi ka mashtruar duke i marrë shumën prej 8.400.000 lekë, disa shtetasve. Albert Xharahu, 48 vjeç, banues në rrugën “Myslym Shyri” pretendon se shtetasi i mësipërm e ka mashtruar duke i marrë 800 mijë lekë. Ndërkohë, denoncim ka bërë edhe Ilirjan Ibrahimi, 41 vjeç, banues në rrugën “Aleksandër Moisiu”, i cili pretendon se është mashtruar me 400 mijë lekë. Gjithashtu, policia tha se kanë denoncuar edhe dy persona të tjerë. Bajram Mija, 76 vjeç, banues në rrugën “Llazi Miho”, ka denoncuar se është mashtruar nga Tole, i cili i ka marrë 200 mijë lekë. Ndërkaq, shumën më të madhe të parave dyshohet se e ka humbur nga mashtrimi Zana Mija, 44 vjeçe, banuese te blloku “Vasil Shanto”, e cila pretendon se i janë marrë 7 milionë lekë. Burime nga Antikrimi Ekonomik në policinë e Tiranës thanë se Tole ua kishte kërkuar paratë këtyre shtetasve me pretendimin se do hapte aktivitete të ndryshme biznesi që konsistonin kryesisht në blerjen e mallrave me shumicë. Tole u kishte thënë se ai kishte njohje të shumta dhe mund të fitonin shuma të konsiderueshme parash.