E Hënë, 2 Nëntor 2026

Afatete për pagesën e taksës së legalizimeve

18/02/2005  Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, ka thënë dje se po punojnë për të gjitha modalitetet, që të bëhet realitet brenda datës 15 mars, me një hapësirë të mundshme shtyrje deri më 20 mars vendosjen e autobusit falas në çdo linjë për pensionistët. Ndërkohë paralelisht po kërkon nga Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Transporteve që të ulet dhe të bëjë bashkë me ne dhe Ministrinë e Financave, skemën e subvencionit për pensionistët, në mënyrë që pensionistët vërtet të kenë një autobus, i cili të jetë i tëri i tyre, por të kenë të njëjtin shërbim edhe në gjithë autobusët e tjerë. Autobusi që do t’u shërbejë pensionistëve në çdo linjë, të jetë e qartë se do të jetë vetëm për ta, por njëkohësisht do të ketë një kohë pritjeje më të gjatë, por, tek e fundit, ata nuk janë të detyruar të shkojnë në orare të caktuara në punë, por nga ana tjetër nuk do të thotë se do të privohen nga shërbimi në linjat e zakonshme sot. Ndërkohë me një kartë të Bashkisë së Tiranës të gjithë pensionistët, pavarësisht nëse janë veteranë, apo të persekutuar, do të udhëtojnë me shërbim të subvecionuar në autobusët e tjerë të linjave.

"Thënë kjo, ne do të eliminojmë të gjitha llojet e çertifikatave, të gjitha llojet e librezave dhe të gjitha llojet e dokumenteve që dalin nga zyra fantazmë dhe nga shoqata fantazma, që bëjnë që edhe pensionistët të jenë të manipuluar herë pas here, të blejnë dokumente, të cilat janë të panevojshme, ndërkohë që ne duhet të jemi ata që t’ua zëvendësojmë atyre këtë letër, e cila i bën të hyjnë në shërbimin tonë urban, pa pasur nevojë të bëjnë konflikt dhe sherr me asnjeri. Në të njëjtën kohë, pjesë e këtij subvencioni dhe një kartë të ngjashme, do ta gëzojnë, siç gëzojnë studentët, atë kartën e tyre me çmim të reduktuar, nxënësit e 10-tave në Tiranë, të cilët ndërkohë përfitojnë edhe bursën e Bashkisë së Tiranës", tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›