Aty ku Odisea vrau ciklopin
18/02/2005 Shpella e Spilës
Një skenë gjahu drerësh të ndjekur nga dy gjahtarë dhe qentë e tyre... nuk dihet datimi i kësaj “lufte”, veçse pohohet me siguri që i takon mesjetës, para lindjes së Krishtit.
Kjo është piktura shumë pak e njohur dhe pothuaj e papublikuar, e gdhendur në shpellën e Spilesë. Mbi 500 metra larg nga Gryka e Ujkut, afër fshatit Tren, gjendet një shkëmb, në faqen jugore të të cilit është vizatuar një skenë gjahu drerësh, të cilët ndiqen nga dy gjahtarë dhe qentë e tyre. Eshtë e para herë që, në të kaluarën e largët hasim në vendin tonë të vizatuar një skenë të tillë. Për këtë arsye, specialistët e kanë parë, kanë theksuar se ajo ka një rëndësi shumë të madhe.
Piktura e Shkëmbit të Spilesë-Tren-Korçë, paraqet tri kafshë (drerë), të cilat ndodhen në ndjekje nga tre gjahtarë dhe dy langonj. Skena ka një shpjegim të thjeshtë.
Paraqet një aspekt të jetës së banorëve të kësaj treve, të cilët kishin si profesion gjahun, peshkimin dhe bujqësinë. Eshtë ky një aspekt i thjeshtë i luftës e përpjekjeve të tyre për të jetuar. Përshkrimi është më shumë skematik.
Gjahtarët janë paraqitur hipur mbi kuaj dhe në dorë mbajnë heshtat e gjahut, në gatishmëri për të qëlluar mbi kafshët, të cilat (drerët) i kanë vënë në ndjekje. Piktori i lashtë është munduar që skenën e gjuetisë ta paraqesë sa më reale. Lëvizjet e drerëve, qenve, kuajve dhe pozicionet e kalorësve, janë paraqitur me realizëm dhe, pa frikë mund të themi se piktori i lashtë i vizatimit të tyre, duket se ka qenë i ushtruar në pikturimin e skenave të tilla. Ai i ka punuar ato me gëlqere në sipërfaqen e sheshtë të shkëmbit, disa metra mbi tokë. Kjo skenë dëshmon se banorët e kësaj zone janë munduar që, nëpërmjet pikturës, të paraqesin jetën e tyre të përditshme.