Arjan Leka, pasione të reja në “Strabizëm”
18/02/2005 Pas suksesit të spikatur të romanit Gjarpri i Shtëpisë, (Ideart, 2002, ribot, 2004) shkrimtari Arian Leka rikthehet tek lexuesi i tij me librin më të ri, ”Strabizëm” botuar në kolanën prestigjioze “Anda”.
Me këtë vepër të re poetike Arian Leka na ofron sërish jo thjesht një përmbledhje poezi+poema, por një libër unik që funksionon si tërësi.
E veçanta e vellimit poetik “Strabizëm” fillon me origjinalitetin, me ringjalljen e joneve poetike të moçme dhe rishpirtëzimin e fjalëve të opusit të hershëm shqiptar, për të vazhduar më pas me eksperimentin e guximshëm, shterrimin e përvojave vetjake përmes profilit tashmë të shpallur të autorit (kujtoni magjinë e vargjeve te Anija e gjumit) dhe që përfundojnë tek detaji i fundit i librit.
“Strabizëm” sjell jehonat e poezisë orale, gërshetuar mjeshtërisht me teknikat e reja zanore quasi-musicale ku pasioni dhe trend-i i zgjedhur strukturor reflektojnë jo veç njohje të mrekullueshme të njësisë dhe kulturës poetike, por shpërfaqin magjishëm shije befasuese dhe kënaqesi estetike të rrallë.
Ajo që ngulmon të na thotë autori prej rreshtit të parë gjer në të fundit është këndvështrimi poetik, strabizmi shpesh i pa vënë re, që na ndih për pamje ndryshe, duke krijuar gjendje dhe emocione përmes një bote lentesh opake e të mysëta, përmes korrigjimit të tejqyrës dhe ofrimit të imazheve, figurave, herë të estetikës së ngulitur dhe herë me vesin e pakorrigjueshëm të artistit për t’i vështruar gjërat në mënyrë strabiste.
Mendimi kryesor i këtij libri është mëvetësia e qenies, këndvështrimi që i pranon këto pamje të ndryshuara e të përmbysura poetikisht. Emocioni qëndron tek fuqia e rigjetjes së vetes në një botë iluzive, ku perceptimi empirik i sendeve të së përditshmes kushtëzon përthithjen ndjesore të së përjetshmes, njerëzores, lëndës ikanake e të paarritshme; një rishpallje e metafizikes brenda retinës së gjuhës plot laryshi, nerv e urti, ku gjallon përmasa humane e zemrës përthyer pa cinizëm.
Libri hapet si ndarje (poezia Ndarja me anijen) dhe përjetohet si ribashkim (poezia Kulishtë të verbër - drejtuar lexuesit). Brenda tyre, në mënyrë të pashlyeshme ndihet një emocion i fortë, shije e ngjyra mesdhetare, zhgënjim e shpresë për ato që estetika i ka klasifikuar si tema të përjetshme: jeta, vdekja, udhëtimi, meditimi, dashuria, kulturat, jermi, ëndrra, deti, legjenda, transfigurimi i mitit dhe legjendës shqiptare, bestytnitë okulte ballkanase, totemet e tabutë shqiptare, lufta e përditshme dhe e përjetshme për këdo që jeton këtë jetë, e mbi të gjitha, harmonia dhe ekzaltimi i gjuhës shqipe përmes formës më të lartë gjuhësore - poezisë.
Tek “Strabizëm” gjen fjalë të ringjallura plot vesk dhe fjalë të futura pa drojë në një tekst plot teknika të hershme e të reja metrike, që nga jambi, soneti, madrigali, odet, kalamburet, kënga, himni, e gjer tek bashkëfqinjësimi me artet e tjera si muzika, kinemaja, loja dhe aplikacioni, ku ndihet dëshira për lëvizje, energjia e gjuhës, provokimi i ndjenjave dhe asociacioneve (sidomos tek dy poemat, shkruar me teknikë antifonari dhe antipoeme), ndihet ironia plot dhimbje, shkurt, një krijim, që shartimi i tingujve me shkrimin, ia ka Poezia e Arian Lekës është më e spikatura e llojit poetik që thyen kanone, një alkimi moderne e tingullit, një poésie pure në të gjitha nivelet e saj, kthim i gjuhës në zanafillë, përmes miteve, filozofisë dhe misitikës.