"Mami, jam në një vend të sigurtë"

19/02/2005 Juxhin Nikolla largohet nga shtëpia pas grindjes me të atin
Një djalë 13-vjeçar është larguar nga shtëpia mesditën e së enjtes, pas një grindjeje me të atin. Juxhin Nikolla, me banim në rrugën "Irfan Tomini" pallati 33/1, ka debatuar me Artanin, babanë e tij, për ecurinë në mësime. E ëma ka gjetur mbi tavolinë një letër të të birit, ku shkruhej: "Mami, mos u bëj merak, se do të rri në një vend të sigurtë". Policia kriminale e Komisariatit nr.2 po punon për gjetjen e tij. Por nuk pranon të japë asnjë sqarim lidhur me ngjarjen. Nuk dihet nëse vogëlushi është kthyer në vatrën familjare gjatë orëve të fundit.
Letra
Pasi qe kthyer nga puna, Adelina Nikolla kishte kërkuar nëpër shtëpi të birin e saj 13-vjeçar, Juxhinin. Ndonëse e kishte thirrur disa herë, nuk kish marrë asnjë përgjigje. Kësisoj ishte drejtuar nga dhoma e tij, e shqetësuar nga heshtja. Por ajo që pa, e tronditi dhe më tej. Një letër mbi tavolinën e mësimeve të djaloshit, lajmëronte se ai qe larguar nga shtëpia. "Mami, mos u bëj merak, se do të rri në një vend të sigurtë". Me kartën në duar, Adelina kontaktoi menjëherë me të shoqin, Artanin, të cilin e sinjalizoi për arratinë e Juxhinit. Ky i fundit nuk ngurroi t'i rrëfente se paradite kishte patur një zënkë të vogël me të zhdukurin. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se Juxhini ishte grindur me babanë për ecurinë në mësime. Duke qenë familje intelektualësh, prindërit kërkonin nga fëmija e tyre rezultate shumë të mira, në mënyrë që të pretendohej shkollimi i lartë. Por duket se i biri nuk arrinte atë që kërkohej nga familjarët e tij. Pak kohë pas grindjes me të atin është larguar, duke u rrekur të qetësonte të ëmën për sigurinë e vendit ku do të qëndronte në paqe.
Kërkimet
Megjithë sqarimin e Juxhinit, prindërit e kërkuan tek të gjithë adresat e mundshme ku ai mund të ndodhej. Pas përgjigjeve negative nga të afërmit dhe shokët më të ngushtë, ata u shqetësuan pa masë. Duke qenë se kishte rënë dhe mbrëmja, rreziku për një 13-vjeçar që endej në rrugë ishte shumë i madh. Ndaj e vetmja rrugëzgjidhje për ta ishte të kërkonin ndihmën e policisë. Adelina Nikolla trokiti në portën e Komisariatit të policisë nr.2 rreth orës 21.00 të mbrëmjes. Ajo u sqaroi në pak minuta oficerëve të antikrimit të kësaj strukture problemin që kishte. Veç kësaj, nëna e shqetësuar u bëri të qartë bluve se gjatë këtyre orëve kishte bërë maksimumin për ta gjetur të birin. "Jam shumë e shqetësuar. Im bir nuk është mësuar të endet vetëm nëpër rrugë. Më ndihmoni ta gjej", është shprehur Adelina. Efektivat e policisë kriminale të Komisariatit nr.2 nisën menjëherë kërkimet për të zbuluar vendndodhjen e djaloshit. Por deri në orët e para të mëngjesit të së djeshmes, Juxhini gëzonte orët e lira të arratisë. Më pas, megjithë përpjekjet për të mësuar diçka më tepër, gazeta "Metropol" nuk mundi të merrte asnjë informacion. Burimet zyrtare të Komisariatit nr.2 ruanin fshehtësinë e ngjarjes.