Afër kufijve
Secili po e fiton atë që po e kërkon. Jo aq sa po e kërkon, pra jo në masën e dëshirueshme, por gjithsesi atë kategori dhe brenda saj. Qeveria e Kosovës po kërkon njohje për Kosovën. Njohje edhe po fiton - jo nga 100 shtete, siç pat premtuar, por nga 50 deri më tani. Qeveria e Serbisë po kërkon territor. Atë edhe po e fiton ajo, anipse jo aq shumë çfarë i ka aspiratat. Mirëpo, e gjithë kjo po ngjan në Kosovë e për Kosovën. Kosova është fushëbeteja në të cilën e për të cilën vazhdojnë të bëjnë gara qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë. E gjithë kjo më shumë se 8 muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës thuajse ajo nuk u shpall fare.
Asimetria nuk përfundon këtu. Kundërshtimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe angazhimi i saj diplomatik në këtë aspekt, po ndihmon qeverinë e Kosovës që njohjen e mëtutjeshme të pavarësisë ta mbajë prioritet. Ama edhe qeveria e Kosovës po e ndihmon atë të Serbisë. Përderisa qeveria e Serbisë e kundërshton dhe e pengon Kosovën në kërkimin e njohjeve të reja, qeveria e Kosovës ia lehtëson punën Serbisë për apetitet territoriale të saj. Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës, nuk e kundërshton decentralizimin dhe, për më keq, është zotuar se do ta zbatojë atë. Komuna të reja serbe parashihet të instalohen para se të mbahen zgjedhjet e reja. Në masë të madhe decentralizimi vetëm sa do ta formalizojë dhe legalizojë gjendjen ekzistuese, ku çerekun e territorit të Kosovës e kontrollojnë strukturat paralele të Serbisë.
Plani i Ahtisarit që ndodhet brenda në Kushtetutën e Kosovës, por edhe sipër saj, nuk e parasheh decentralizimin e qytetit të Prishtinës. Afër gjysmë milioni banorë do të vazhdojnë ta kenë një zyrë. Popullata e Parteshit, me më pak se 1% banorë krahasuar me Prishtinën, do të bëhet me komunë të veçantë. Prishtina ka shumë banorë e pak territor dhe nuk është menduar decentralizimi për të. Vetëm atje ku ka pak banorë (serbë, natyrisht) dhe shumë territor do të ketë decentralizim dhe komuna të reja. Komunat janë njësi administrative dhe territoriale. Decentralizimi, ashtu siç është menduar në Kosovë, nuk e ka në fokus njeriun (dhe nevojat e tij për shërbime më të mira publike), por territorin (dhe politikën që e pretendon atë). Komunat e këtij lloji të decentralizimit e vendosin shumë më lart aspektin territorial (gjithnjë mbi baza etnike) të komunave se sa atë administrativ. Nuk do të decentralizohen zonat urbane, nuk do të decentralizohen qytetet ku ka shumë banorë (me përjashtim të veriut të Mitrovicës meqë është i banuar me serbë, natyrisht) por do të decentralizohen vetëm zonat rurale me shumë territor (nëse ato janë të banuara me serbë, natyrisht).
Situatën e bën edhe më të rëndë fakti se zonat kufitare të Kosovës kanë gjithnjë e më pak banorë. Gollaku, Shala e Bajgora, Bjeshkët e Rugovës etj., janë çdo herë e më të zbrazura nga njerëzit. Prishtina është dyfishuar pikërisht për shkak se pjesët e tjera, posaçërisht ato kufitare, janë rralluar ndjeshëm. Zbrazja e dhjetëra fshatrave kufitare në kohën kur nuk kemi ushtri dhe policinë "tonë" nuk e kontrollojmë ne, sigurisht se paraqet rrezik të madh për vendin tonë. Xhandarmëria dhe ushtria serbe janë fare pranë kufirit, gjithmonë duke vëzhguar kah Kosova. Në anën tjetër të kufirit të Kosovës janë eventualisht fshatarët e rrallë dhe patrullat edhe më të rralla të KFOR-it. Kur të formohet Komuna e Ranillugut, kufiri i Serbisë hyn brenda Kosovës si thikë, ngjashëm sikurse në rastin e veriut e Kosovës. Madje, serbët më ekstremistë në Kosovë nuk janë në veri, por pikërisht në Ranillug.
Në pranverën e vitit 1999, Serbia tepër shpejt e pat zbrazur Kosovën nga më shumë se gjysma e shqiptarëve. Prandaj, kjo gjë asaj nuk ka se si të mos i ketë mbetur ëmbël. Apetitet e saj për territorin e banuar me shqiptarë, por pa shqiptarë, nuk ka se si të jenë tretur. Për më tepër, gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, shumica dërrmuese e të dëbuarve shqiptarë kanë qenë nga qytetet e jo nga fshatrat. Në kohën e luftës, qytetet, më parë se fshatrat, u patën zbrazur prej njerëzve. Fshatra të tërë u patën bërë si qytete nga mizëria e njerëzve të dëbuar e të shpërngulur. Më pas shumë nga ata u deportuan krejtësisht jashtë prej Kosovës. Tash, në kohën e paqes, fshatrat, e sidomos ato në zonat kufitare, u zbrazën prej njerëzve. Qytetet, e sidomos Prishtina, vlojnë nga njerëzit si asnjëherë më parë.
Kjo dyndje e popullatës në Prishtinë dhe rreth Prishtinës është në kundërshtim me interesin e Kosovës për integritet territorial dhe kufij të mbrojtur. Plani urbanistik i Prishtinës duhet t‘i subordinohet interesit për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës. Përveç qeverisë së Kosovës, edhe Isa Mustafa mban përgjegjësi që Prishtina do të bëhet me një milion banorë, duke u zbrazur kështu fshatrat. Kjo gjithsesi është e pafavorshme, edhe sa i përket zhvillimit ekonomik e ruajtjes së ambientit, mirëpo këtu po theksoj vetëm aspektin e sigurisë. Unaza e re rreth qytetit, lagjet e reja të banimit me pallate, që qysh tash për çdo ditë mbijnë si kërpudhat, nuk do të na e bëjnë më të lehtë jetën e më të ndritshme perspektivën. Përkundrazi. Prandaj, Isa Mustafa nuk duhet të lejojë që Prishtina të na bëhet me 1 milion banorë e Kosova të zbrazet. Ose, së paku, Isa Mustafa nuk duhet të lejohet që ta lejojë këtë gjë.