100 fidanë, për t‘i thënë stop masakrës në pyjet e Lurës
Një nga pasuritë natyrore më të mëdha dhe unikale jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Evropës, liqenet dhe pyjet e Lurës, sot janë në një gjendje të mjerueshme, për shkak të një masakre të vazhdueshme të prerjeve pa kriter që po u bëhen lëndëve drusore nga persona të papërgjegjshëm, që për përfitime individuale banale po shkatërrojnë një pasuri kombëtare, e cila u përket të gjithëve. Përmes një konstatimi të tillë, Arbri, fituesi i edicionit të parë të spektaklit "Big Brother", ka vendosur që të orientojë veprimin e radhës. Sipas tij dhe stafit që e ndihmon,
fushata sensibilizuese, "Ndryshimi fillon nga ty", në vijim të përmbushjes së planveprimit të saj në mbrojtje të pasurisë natyrore, do të mbjellë me vullnetarët dhe me një grup qytetarësh nga Njësia Bashkiake Nr.10, 100 fidanë pishe në pyjet e dëmtuara të Lurës.
"Respekti ndaj natyrës është respekt ndaj shëndetit tonë dhe të fëmijëve tanë. Respekti ndaj natyrës është gjithashtu tregues i qytetarisë tonë dhe ne duhet të ngremë të gjithë së bashku zërin që, jo vetëm pyjet e Lurës, por çdo pasuri natyrore në Shqipëri, të mbrohet me fanatizëm e të mos bjerë pre e individëve të papërgjegjshëm, të cilët nuk shikojnë përtej interesave të ngushta personale", shprehet Arbër Çepani.
Ai tregohet koshient për veprimin që është duke ndërmarrë, teksa shton se "mbjellja e 100 fidanëve më shumë në pyjet e Lurës nuk do të shpëtojë Lurën, por nëse ne nuk do të bënim atë për çka po angazhohemi në këtë fushatë, Lura do të kishte 100 fidanë më pak". Me këtë logjikë, që çdo individ duhet të tregojë një shembull qytetarie dhe përgjegjësie, Arbri ka ftuar të gjithë qytetarët që këtë të diel t‘i bashkohen grupit të tij për të mbjellë "100 rrënjë shprese për një të ardhme më të gjelbër të Lurës dhe të pyjeve tona anë e mbanë Shqipërisë". Për Arbrin dhe mbështetësit e tij, 100 fidanë… duan 100 vjet të rriten dhe 100 sekonda të priten…, por ai sërish apelon: "Bashkohu me ne, për t‘u thënë stop masakrave në pyjet tona"!