Afera e ndeshjeve, pranga në Maltë një trajneri shqiptar
Ilir Pelinku, trajneri shqiptar, që jeton prej 13 vitesh në Maltë, është arrestuar, pasi ka tentuar të manipulojë rezultatin e një ndeshjeje eliminatore të Kupës UEFA. Në bashkëpunim me Xho Atard, gjyqtarin e njohur të ishullit, i cili mban edhe stemat e FIFA-s dhe UEFA-s, 39-vjeçari Pelinku tentoi të manipulonte rezultatin e një ndeshje të vlefshme për turin eliminator të Kupës UEFA. Ata tentuan të korruptonin portierin e skuadrës malteze, Marsakslok FC përpara sfidës së luajtur gjatë muajit të kaluar me kroatët e Slaven Belupos, të cilët i fituan të dyja ndeshjet 4-0 (8-0 rezultat i përgjithshëm). Trajneri Pelinku dhe arbitri Atard tentuan ta joshnin "gardianin" me një shifër të konsiderueshme parash, me qëllim që ai të mundësonte një "rezultat të sigurt". Kjo do t‘i siguronte atyre dhe "bookmakers"-ave fitime të mëdha financiare. Por, portieri i Marsakslokut e denoncoi "ofertën" menjëherë përpara ndeshjes. Hetimet e Federatës Malteze (MFA) rreth kësaj çështjeje mbeten sekrete deri në konferencën për shtyp, që mbajti kreu i këtij institucioni, Xho Mifsud. Ndërkohë, konfirmohet se akuzat për korrupsion janë paraqitur edhe përpara UEFA-s në Gjenevë nga vetë presidenti i MFA-së, i cili është pjesë e Komitetit Ekzekutiv në "qeverinë" e futbollit evropian.
Ngjarja - Gjatë Asamblesë Vjetore, që u mbajt më 26 korrik në Maltë, presidenti Mifsud kishte deklaruar se persona jashtë vendit, që kanë lidhje në Maltë, janë përpjekur të manipulojnë rezultatin e një ndeshjeje të Kupës UEFA, për të nxjerrë përfitime të mëdha financiare. Pas kësaj akuze, ai e denoncoi menjëherë ngjarjen në polici, madje u takua edhe me ministrin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Karmelo Mifsud Bonici. Javën e kaluar, policia mbylli hetimet dhe dorëzoi një raport në Federatën Malteze. Pas spekulimeve që qarkullonin në mediat vendase, Mifsud vendosi të zbulonte emrat e personave përgjegjës që tentuan pa sukses të korruptonin lojtarët e Marsakslokut. "U trondita shumë kur mësova për këtë tentativë manipulimi të ndeshjes, tha presidenti i federatës, por kjo ishte asgjë në krahasim me ndjesinë kur mësova personat që qëndronin pas kësaj. Bëhet fjalë për ndeshjen e parë eliminatore në Kupën UEFA ndërmjet Marsakslok dhe Slaven Belupos. Emrat nuk i bëra publik, pasi rrezikoja të komprometoja hetimet, por tashmë mund të them se ata janë një trajner shqiptar dhe një gjyqtar elitar në Maltë. Ilir Pelinku dhe Xho Atard". Në ligjin maltez, për ata që cilësohen fajtor për tentativat për korrupsion, ka ndëshkime që parashikojnë gjoba dhe burgim. Momentalisht si trajneri Ilir Pelinku, ashtu edhe gjyqtari i FIFA-s, Xho Atard, janë të pezulluar nga çdo aktivitet futbollistik.