ëndërroja retë me ngjyra
Lundroj në një varkë dhe shkoj në zemër të oqeanit/ zhytem në një tjetër botë, ku lulet duket se janë të vërteta/ Shoh trëndafilat me gjembat e helmëta që duken sikur kërkojnë oksigjen në rërën e ftohtë/ Ndiej në lëkurë lëvizjet e peshqve të sapokapur, duke kërkuar të lirohen prej rrjetës/ Shikoj delfinët që luajnë me trupat e vdekur, të fryrë prej së shkuarës/ Shoh shpirtrat e tyre që fshihen mes trupave të peshkaqenëve/ ëndërronin retë me ngjyra...
Edisoni thur poezi, por i pëlqen edhe të aktrojë... Historinë e jetës së tij e ka ndier gjithnjë si një mënyrë për t‘u frymëzuar e për ta rrëfyer nëpërmjet shpirtit të tij artistik. Edisoni për pak mbush 18 vjeç dhe kur të rinjtë arrijnë këtë moshë, gati gjithnjë ëndërrojnë të marrin patentën, apo i gëzohen faktit që tashmë nuk do t‘u duhet të japin shpjegime ose të firmosin letra nga prindërit për mungesat në shkollë. Kur Edison Duraj është në pritje për të mbushur 18 vjeç, ëndrra e vetme është të vazhdojë të qëndrojë në Itali. Më 19 nëntor do të quhet i rritur: një ditëlindje që do të shënojë për të fillimin e të qenit klandestin, si dhe rikthimin e detyruar në Shqipëri. Edisoni gjendet në Itali prej nëntë vitesh tashmë, që nga koha kur me një gomone zbarkoi, pa familjen e tij, në brigjet e Pulias. Që nga ajo kohë ka jetuar nëpër institute të ndryshme, ka interpretuar në një spektakël teatror, ka realizuar një film dokumentar dhe është në përfundim të gjimnazit. Por pas pak javësh, sipas ligjit në fuqi Bossi-Fini, ëndrra e tij për të vazhduar jetën përtej Adriatikut mund të shuhet. "Do të doja shumë një shtëpi dhe një punë për të mos u kthyer në Shqipëri. Dua të jem i lirë", rrëfen Edisoni, ëndrra në sirtar e të cilit është të bëhet aktor, por edhe kuzhinier nuk do të ishte keq. "Në muajin dhjetor të vitit të kaluar isha në Shqipëri për të xhiruar filmin ‘Ëndërroja retë me ngjyra‘. Titulli vjen nga një poezi e imja. Ke dëshirë të ta recitoj?" - pyet. Dhe menjëherë zëri i tij bëhet serioz dhe me një intensitet prej aktori nis të interpretojë vargjet e shkruara nga vetë ai: "Lundroj me një varkë dhe shkoj në zemër të oqeanit". Ky është edhe vargu i parë i poezisë që ka frymëzuar filmin e Edisonit. Babai i Edisonit jeton në Itali si klandestin. "E kam takuar vite më parë dhe më vjen keq që nuk kam mundur ta shoh më, përndryshe e kapin", thotë Edisoni. E ëma e tij jeton në Shqipëri, në Fier, së bashku me vëllain e Edisonit, të cilin ai ka mundur ta njohë vetëm pak muaj më parë. "Kisha shumë pak kujtime nga vendi im dhe është shumë e çuditshme që takova tim vëlla. Do të doja shumë që familja ime të vinte në Itali për të pasur një të ardhme më të mirë. Im vëlla mund të shkojë në shkollë dhe të bëjë atë që i pëlqen më shumë".
Spektakli teatror
"Më quajnë Edison, si ai që shpiku llambën": kështu katër vite më parë, Edisoni i është prezantuar regjisorit Alessandro Santoro. "Me shoqatën ‘Oistros‘, organizojmë projekte teatrore për integrimin e të rinjve", tregon regjisori Santoro. Ne na kishte thirrur psikologia e Edisonit, sepse ai ishte duke kaluar një fazë tepër delikate të jetës së tij; shpesh zihej me shokët dhe thuajse nuk fliste fare".
Ashtu si një ditar, Edisoni ka nisur të rrëfejë udhëtimin e tij drejt Italisë, "por nuk ishte asgjë dramatike dhe tragjike. Ai mendonte se të gjithë udhëtonin me gomone, të kaloje detin në këtë mënyrë për të ishte normale", shpjegon Alessandro. Kështu ka lindur edhe spektakli ‘Papuçe‘, të cilat janë një objekt simbolik, sepse nëna e tij bëri shumë sakrifica për t‘i blerë një palë të tilla para se Edisoni të nisej drejt Italisë. "Me të zbarkuar në Itali, policia ia mori papuçet. Edisoni kërkon pikërisht se ku përfunduan papuçet", vazhdon regjisori. "Do të doja të vazhdoja me spektaklin tim dhe ta shëtisja atë në vende të tjera, sepse kjo është një histori që nuk rrëfen vetëm historinë time, por edhe atë të shumë shqiptarëve që nuk ia kanë dalë mbanë", shton djaloshi.
Filmi
Historia e Edisonit është treguar edhe nëpërmjet një filmi dokumentar të titulluar "Ëndërroja retë me ngjyra", nën regjinë e Mario Balsamo, i cili me telekamerën në krah ka ripërshkruar udhëtimin nga Italia në Shqipëri së bashku me Edisonin dhe Alessandro Santoro-n. Filmi është prezantuar edhe në Festivalin e Lokarnos si premierë më 26 shtator në Salina Docfest. Pas kësaj filmi do të bëjë xhiron e disa festivaleve të tjera, ndërsa regjisori Mario Balsamo shpreson që të arrijë një marrëveshje me RAI-n, në mënyrë që filmi të jepet në rrjetin kombëtar italian për të pasqyruar më shumë dhe për ta afruar me publikun historinë e Edisonit. "Ai është një djalë që ka larguar stereotipat e emigrantit dhe të fëmijës së traumatizuar", shpjegon regjisori, "edhe pse ka kaluar një jetë shumë të vështirë, ai ia ka dalë mbanë dhe ka ditur të reagojë".
Ndërkaq, për të sensibilizuar opinionin publik ndaj kësaj situate, shoqata "Oistros" ka propozuar një mbledhje firmash. "Kjo është një mënyrë për t‘i qëndruar pranë. Teorikisht ne i kemi gjetur një kontratë pune, por për të përfituar një leje qëndrimi na duhen javë të tëra, nëse njeh njeri, në të kundërt do të duhen muaj", shpjegon Santoro. Ndërkohë Edisoni e pret 19 nëntorin me një objektiv të mirëpërcaktuar në mendje: "Nuk dua të jem një klandestin, nuk dua të zhdukem ashtu si shumë të tjerë në Kanalin e Otrantos".